Zgjerimi i BE-së duhet të ndërtohet mbi drejtësinë sociale dhe solidaritetin – mesazhi i Institutit Musine Kokalari në Bruksel

“Është thelbësore që proceset e zgjerimit të mbështeten në drejtësinë sociale, solidaritetin rajonal dhe pjesëmarrjen qytetare”, ka theksuar Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale Musine Kokalari, gjatë konferencës “A Common New Chapter for EU Enlargement”, të mbajtur më 8 maj në Bruksel.

Ngjarja u organizua nga Fondacioni për Studime Progresive Evropiane (FEPS) në bashkëpunim me Grupin S&D të Parlamentit Evropian.

Kjo konferencë mblodhi vendimmarrës evropianë, studiues dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të debatuar mbi reformat e domosdoshme për një zgjerim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të Bashkimit Evropian.

Diskutimet u fokusuan në reformat institucionale të BE-së, mënyrat e integrimit gradual të vendeve kandidate, rolin kyç të brezit të ri, si dhe sfidat e shkaktuara nga rritja e forcave nacionaliste në Evropë.

#IPSMK #feps #sd #zgjerimiWB6 #socialjustice #solidarity