Our Publications

Publikimi 20

Një pagë jetese për punëtorët në Kosovë: Përpjekja për një jetesë bazike por të dinjitetshme

Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari ka pyetur qytetarët e Kosovës: “Nëse nuk do të kishit pasoja në vendin tuaj të punës (shkëputje e kontratës ose largim nga puna) dhe nëse qeveria do ta përkrahte financiarisht pushimin prindëror, a besoni se baballarët duhet të marrin 4 deri 6 muaj pushim prindëror dhe të qëndrojnë në shtëpi në vitin e parë të jetës së foshnjës së tyre?

Publikimi 19

Qëndrimet e kosovarëve lidhur me pushimin prindëror për prindin baba

Ky projekt synon të analizojë hollësisht pikëpamjet dhe përshtypjet e komunitetit serb në Kosovë duke përdorur metoda kërkimore sasiore. Qëllimi kryesor është mbledhja dhe vlerësimi i këndvështrimeve të tyre për një sërë çështjesh që janë të rëndësishme për ta dhe relevante për institucionet e Republikës së Kosovës. Përmes këtij hulumtimi, ne synojmë të ofrojmë të dhëna empirike që mund të ndihmojnë në përmirësimin e dialogut të brendshëm ndërmjet institucioneve qendrore dhe komuniteteve në Kosovë.

Publikimi 18

Përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi

Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari ka pyetur qytetarët e Kosovës: “Nëse nuk do të kishit pasoja në vendin tuaj të punës (shkëputje e kontratës ose largim nga puna) dhe nëse qeveria do ta përkrahte f inanciarisht pushimin prindëror, a besoni se baballarët duhet të marrin 4 deri 6 muaj pushim prindëror dhe të qëndrojnë në shtëpi në vitin e parë të jetës së foshnjës së tyre?

Publikimi 17

Sistemi i mbrojtjes sociale të Kosovës: Propozim reforme drejt një nënshtetësie më të barabartë, inkluzive dhe të qëndrueshme

Fushata zgjedhore për Kuvendin e Kosovës do të kthehet më 2024, kësaj radhe në një kontekst të krizës së thellë sociale, të paprecedentë pas pavarësisë, manifestimi më i dukshëm i së cilës është emigrimi masiv i popullatës. Kjo krizë shkaktohet nga ekonomia politike e Kosovës që prodhon dhe mirëmban pabarazinë shoqërore më të lartë në Europë. Ajo po e gërryen shtetësinë së brendshmi në mungesë të një kontrate më të qëndrueshme sociale.

Publikimi 16

Qëndrimet e kosovarëve lidhur me pushimin prindëror për prindin baba

Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari ka pyetur qytetarët e Kosovës: “Nëse nuk do të kishit pasoja në vendin tuaj të punës (shkëputje e kontratës ose largim nga puna) dhe nëse qeveria do ta përkrahte f inanciarisht pushimin prindëror, a besoni se baballarët duhet të marrin 4 deri 6 muaj pushim prindëror dhe të qëndrojnë në shtëpi në vitin e parë të jetës së foshnjës së tyre?

Publikimi 15

Qëndrimet e komuniteteve në Kosovë rreth jetës dhe punës pranë njëri- tjetrit

IPS Musine Kokalari së fundmi ka kryer një anketë me qëllim të hulumtimit të qëndrimeve ndëretnike në Kosovë. Kemi pyetur anëtarë të komuniteteve – shqip tarët, serbët, romët, goranët, ashkalinjtë, turqit, boshn jakët dhe egjiptianët – se a do të ishin të gatshëm që të jetojnë dhe punojnë pranë anëtarëve të komuniteteve tjera. Qëllimi ynë ishte të nxjerrim njohuri rreth situatës së tashme të marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë dhe të identifikojmë fushat ku mund të ketë nevojë për më shumë angazhim për të promovuar respektin, tolerancën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Publikimi 14

Who Cares? Përkujdesi si punë e papaguar në Kosovë

Të gjeturat e hulumtimit dëshmojnë se përderisa një individ shpenzon mesatarisht 4.9 orë në punë përkujdesjeje të papaguar në Kosovë (në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë), gratë shpenzojnë 2.7 orë ose 44% më shumë për punë të papaguar se burrat, përkatësisht gratë shpenzojnë 4.73 orë duke bërë punë shtëpie, 1.97 orë në kujdesin e fëmijëve dhe 1.15 orë në kujdesin e të moshuarve. Ndërkaq burrat shpenzojnë 2.97 orë duke bërë punë shtëpie, 0.95 orë në kujdesin e fëmijëve dhe 0.42 orë në kujdesin e të moshuarve.

Publikimi 13

Publikohet numri i gjashtë: Mbikëqyrësi Social – Angazhimi i Institucioneve për Politika Sociale

 Hulumtuesit tanë kanë monitoruar nëntë (9) seanca parlamentare dhe tridhjetë (30) mbledhje të komisioneve parlamentare bazuar në këto parime: Edukim dhe trajnim për tregun e punës; Mundësi të barabarta; Dialogu social dhe përfshirja e punëtorëve; Mbështetje për të papunët; Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara; Barazia gjinore; Siguria në punë; Kujdesi dhe mbështetja për fëmijët; Të ardhurat dhe pensionet e pleqërisë; Qasja në shërbimet thelbësore.

Publikimi 12

Kosovë – Serbi: Një qasje ndryshe

Në kuadër të projektit “Kosovë-Serbi: Një qasje ndryshe”, IPS Musine Kokalari në Prishtinë dhe Insituti për Filozofi dhe Teori Shoqërore në Beograd kanë publikuar librin me ese me po të njëjtin titull. Ky libër bën bashkë intelektualë nga fusha të ndryshme, si drejtësia, shkencat politike, sociologjia, ekonomia etj. për të diskutuar një qasje dhe konceptim ndryshe, më progresiv të dialogut, jo vetëm për marrëdhëniet Kosovë-Serbi por edhe mundësitë për riformësimin e shoqërive tona.

Publikimi 11

Mbikëqyrësi Social – Angazhimi i Institucioneve për Politikat Sociale

Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari ka publikuar raportin e ri të hulumtimit tremujor “Mbikëqyrësi Social – Angazhimi i Institucioneve për Politikat Sociale”. Sipas të gjeturave rezulton se gjatë muajve Janar, Shkurt dhe Mars 2022, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë ngritur gjithsej 91 herë çështje nga fusha sociale në seanca parlamentare. Kjo duke përfshirë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe çështjet që janë lidhur me projektligje të caktuara.

Publikimi 10

Mbikëqyrësi Social: Angazhimi i Institucioneve për Politikat Sociale

Instituti për Politika Sociale « Musine Kokalari » konsideron që mirëqenia e qytetarëve duhet të jetë e para në hierarkinë e përparësive publike. Ndërtimi i hidrocentraleve, përkatësisht lëshimi i lejeve për ndërtimin e tyre duhet fillimisht të bazohet në efektin që ato kanë në komunitetin e zonës ku ato supozohen të ndërtohen. Duke qenë se efekti I hidrocentraleve ndikon në komunitet po aq sa në mjedis, ne e konsiderojmë të domosdoshme të dalim me kërkime të duhura.

Publikimi 9

Mbështetja për punësimin e grave dhe të rinjve: Paqartësi midis shumës së paguar dhe efektit të arritur

Këto janë të gjeturat e raportit të fundit tonë si Institut për Politika Sociale Musine Kokalari: ‘Mbështetja për Punësimin e Grave dhe të Rinjve: Mes paqartësisë së shumës së paguar dhe efektit që do të arrihet’. Sipas masave të Pakos për Ringjallje Ekonomike e cila është miratuar në qershor të vitit 2021, konkretisht masa 1.3, për të cilën janë ndarë 5 milionë euro do të rezultonte me rreth 11 mijë gra të punësuara, në rastin kur subvencioni i paguar arrin shumën maksimale të lejuar me masën.

Publikimi 8

A është thëngjilli zgjidhja më e lirë?

Instituti për Politika Sociale « Musine Kokalari » konsideron që mirëqenia e qytetarëve duhet të jetë e para në hierarkinë e përparësive publike. Ndërtimi i hidrocentraleve, përkatësisht lëshimi i lejeve për ndërtimin e tyre duhet fillimisht të bazohet në efektin që ato kanë në komunitetin e zonës ku ato supozohen të ndërtohen. Duke qenë se efekti I hidrocentraleve ndikon në komunitet po aq sa në mjedis, ne e konsiderojmë të domosdoshme të dalim me kërkime të duhura.

Publikimi 7

MBIKËQYRËSI SOCIAL Mbështetja (e paplotë) për lehonat e papuna

Sado i dobishëm, Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” e vlerëson problematik vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ndihmuar gratë lehona me 7 milionë euro, duke iu referuar Masës 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve, për shkak të efekteve të mundshme anësore. Siç dihet, Qeveria e Kosovës ka paraparë edhe përfshirjen e lehonave të punësuara për fuqizimin e grave në tregun e punës. 

Publikimi 6

Paga minimale si instrument efektiv i mbrojtjes sociale dhe element i strategjisë zhvillimore

Paga minimale është politikë e përdorur nga 90% e vendeve që janë pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO). Kjo organizatë ka krijuar 2 konventa për pagën minimale. E para e vitit 1928 dhe e dyta e vitit 1970. Sipas konventës së 1970, paga minimale definohet si “shuma më e ulët/minimale e shpërblimit që një punëdhënës kërkohet të paguajë punëtorin/e për punën e kryer gjatë një periudhe të caktuar.

Publikimi 5

Hidrocentralet e Profitit të Privatit në dëm të Mjedisit Publik

Instituti për Politika Sociale « Musine Kokalari » konsideron që mirëqenia e qytetarëve duhet të jetë e para në hierarkinë e përparësive publike. Ndërtimi i hidrocentraleve, përkatësisht lëshimi i lejeve për ndërtimin e tyre duhet fillimisht të bazohet në efektin që ato kanë në komunitetin e zonës ku ato supozohen të ndërtohen. Duke qenë se efekti I hidrocentraleve ndikon në komunitet po aq sa në mjedis, ne e konsiderojmë të domosdoshme të dalim me kërkime të duhura.

Publikimi 4: Monitoruesi Social e Demokratik

Menaxhimi i pandemisë Covid-19 në Republikën e Kosovës

Mbulon periudhën tetor dhe nëntor 2020 të përcjelljes së vendimeve të institucioneve publike qendrore në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19. Në këtë numër mund ta lexoni analizën e përgjithshme të buxhetit për vitin 2021, në veçanti të shëndetësisë dhe të gjendjes sociale në Kosovë. Monitorimi fokusohet edhe në analizën e borxhit publik të Qeverisë së Kosovës për disa sektorë të caktuar, ku pasqyrohet ndarja e borxhit në bazë të sektorëve dhe të ekzekutimit të tij.

Publikimi 3: Monitoruesi Social e Demokratik

Menaxhimi i pandemisë Covid-19 në Republikën e Kosovës

Mbulon periudhën dy mujore (gusht dhe shtator 2020) të përcjelljes së vendimeve të institucioneve publike qendrore në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19. Mund ta lexoni analizën e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 dhe zbatimin e tij në terren, pastaj për propozimet që rrjedhin nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike – një analizë të detajuar të propozimit për tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale, si dhe për planin për rimëkëmbjen ekonomike, veçanërisht shumën e ndarë për subvencionin e pagave të sektorit privat.

Publikimi 2: Monitoruesi Social e Demokratik

Menaxhimi i pandemisë Covid-19 në Republikën e Kosovës

Monitoruesi Social dhe Demokratik përcjellë zhvillimet lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga institucionet shtetërore dhe publike në Republikën e Kosovës. Në botimin e dytë mund ta lexoni një analizë të shkurtër lidhur me masat kufizuese të qeverisë së re, informacione dhe komente lidhur me masat nga Pakoja Emergjente, si dhe të dhëna mbi dhunën në familje me rekoman dime për institucionet relevante.

Publikimi 1: Monitoruesi Social e Demokratik

Menaxhimi i pandemisë Covid-19 në Republikën e Kosovës

Ky është numri i parë i Monitoruesit Social e Demokratik i cili mbulon periudhën tre mujore (mars, prill dhe maj 2020) të karantimit të përgjithshëm si pasojë e pandemisë Covid-19. Qëllimi i këtij Moni toruesi është përcjellja e vendimeve qeveritare për menaxhimin e pandemisë Covid-19 konsekuente në raport me të drejtat e njeriut, grupet më të brishta shoqërore dhe pozitën sociale të shtresave më të skamura të shoqërisë sonë.