Thirrje për ofertë

IPS Musine Kokalari shpallë thirrjen për ofertë për kompani hulumtuese/konsulence për zbatimin e projektit “Who Cares?”

Emri i organizatës: Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari

Vendi: Kosovë

Emri i projektit: “Who Cares?”

Numri i projektit: 030-APS-HR-C3 

Data e hapjes së thirrjes: 14.06.2022

Data e mbylljes së thirrjes: 21.06.2022

Koha e zbatimit: 01.07.2022 – 15.09.2022

1. Organizata

Instituti “Musine Kokalari” është institut i pavarur që promovon vlerat sociale dhe demokratike, duke u angazhuar për politika progresive në Republikën e Kosovës. Ne fokusohemi në konceptualizimin dhe në promovimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë, e cila duke u përqendruar në të ardhmen, t’i tejkalojmë dallimet, zvogëlojmë hendeqet dhe të themelojmë vlera të përbashkëta publike, që bazohen në qytetari, që ndahen nga të gjithë dhe që përqafohen kolektivisht. Ne organizojmë tryeza, akademi politike, konferenca; si dhe shkruajmë qëndrime politike dhe bëjmë përkthime, hulumtime e publikime. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është t’i forcojmë kapacitetet e brendshme për të shkruar, zbatuar dhe promovuar politikat sociale dhe demokratike. Për më tepër, ne punojmë t’i forcojmë kapacitetet dhe aftësitë sociale e qytetare për sindikatat, shoqatat dhe organizimet e tjera qytetare, për ta ngritur zërin e tyre dhe për t’i elaboruar interesat e tyre.

2. Projekti dhe qëllimi

Ngarkesa e kujdesit për fëmijët, mirëqenia dhe edukimi i tyre, kujdesi për personat në moshë të shtyer, personat me sëmundje kronike, si dhe kujdesi për shtëpinë në shoqërinë tonë konsiderohen të jenë punë private. Infrastruktura publike për këto shërbime thelbësore është jo-ekzisente ose me kapacitete të kufizuara, njëkohësisht të keq-menaxhuara.

Për shkak të një shoqërie patriarkale e tradicionale, si dhe për shkak të kushteve të tregut të punës, puna e papaguar konsiderohet të jetë punë e gruas. Kjo do të thotë që gruaja është ajo që i vuan pasojat afatgjata të punës së papaguar. Nëse e shohim nga një nivel më i gjërë shoqëror, obligimet e lartëcekura në kombinim me ndarjen e tyre gjinore vetëm sa i mirëmbajnë rolet zakonore të burrit dhe gruas, shoqërinë konservative dhe pabarazitë e thella. Koha e kaluar duke bërë punët e kujdesit nuk rimbursohet financiarisht e as nuk kompenzohet si kontribut për shoqërinë në formën e benefiteve. Është punë e vështirë e cila kalon pa rënë në sy, merret si e mirëqenë, e paregjistruar dhe e panjohur ligjërisht.

Prandaj, është më se e nevojshme që të realizohet një studim i gjërë i këij lloji të punës në shoqërinë kosovare, jo vetëm në formën e statistikave por edhe në studimin e përceptimeve të qytetarëve për punën e papaguar. Një hulumtim i tillë do të na mundësojë të kemi një pasqyrë të mirëfilltë të gjendjes dhe do të mundësojë hapjen e rrugës për ndërhyrje në politikat sociale në Kosovë.

3. Shërbimet e kërkuara

Sipas kontratës, kompania duhet të realizoj aktivitetet e mëposhtme që ndërlidhen me anketën dhe organizimin e fokus grupeve:

Realizimi i anketës:

Në bashkëpunim IPS Musine Kokalari, të përpilojë pyetësorin duke u bazuar në kriteret ndërkombëtare të përcaktuara nga Organizata Botërore e Punës (ILO); 

Të përcaktojë metodologjinë dhe mostrën e anketimit. Mostra duhet të jetë përfaqësuese në nivel vendi për grumoshën 16+;

Të trajnojë anketuesit mbi metodologjinë, mostrën dhe pyetësorin;

Të testojë pyetësorin paraprakisht, për të kuptuar nësë pyetësori është i kuptueshëm për të anketuarit.

Të kontrollojë kualitetin e anketimit në terren;

Të analizojë të dhënat dhe të hartojë një raport përshkrues të rezultateve.

Organizimi i fokus grupeve:

Të përpilojë udhëzuesin e diskutimit për fokus grupe;

Të përcaktojë kriteret e rekrutimit dhe të rekrutoj pjesëmarrësit për 6 fokus grupe (4 fokus grupe me komunitetin shqiptar, 2 fokus grupe me komunitete jo-shumicë);

Të organizojë dhe moderojë fokus grupet;

Të siguroëj hapësirat e përshtatshme për fokus grupe;

Të transkriptojë diksutimet e fokus grupeve;

Të analizojë të gjeturat e fokus grupeve dhe t’i përfshij ato në raportin e përgjithshëm.

Dokumentet që duhet të dërgohen gjatë projektit:

Pyetësori i anketës

Mostra e anketës

Udhëzuesi i fokus grupeve

Baza e të dhënave të anketës

Transkriptat e fokus grupevve

Raporti përshkrues (rezultatet e anketës së bashku me të gjeturat e fokus grupeve)

4. Kriteret e përzgjedhjes

Kompania që do të përzgjedhet duhet:

Të jetë e regjistruar në organet kompetente të Republikës së Kosovës, të posedojë numrin e regjistrimit, numrin fiskal, të lëshojë fatura të rregullta dhe të pranojë pagesat vetëm nëpërmjet formës bankare;

Të mos jetë nën hetime për çështje të abuzimit financiar;

Të jetë e aftë të demonstrojë përvojën dhe kualifikimet për shërbimin e kërkuar;

Të jetë me përvojë pune së paku pesë vite dhe të ketë kryer hulumtime të ngjajshme në tri vitet e fundit;

Të posedojë teknologjinë adekuate për realizimin e anketës përmes metodës CAPI.

5. Procesi i përzgjedhjes

Kompania e cila plotëson të gjitha kriteret e mësipërme dhe ofron kushtet më të volitshme të zbatimit të kontratës do të përzgjedhet në këtë formë:

Propozimi teknik (metodologjia dhe plani i punës) – 50%

Ekipi i propozuar – 30%

Përvoja relevante – 20%

Dokumentet e kërkuara: propozimin teknik dhe financiar, duke përfshirë metodologjinë, mostrën, si dhe CV-të e stafit të angazhuar i  dërgoni në [email protected] dhe [email protected], me këtë titull “Ofertë për projektin nr. 030-APS-HR-C3”, deri më datën: 21.06.2022

IPS Musine Kokalari



Leave a Reply