Thirrje e hapur për Zyrtar/e për Financa dhe Administratë

Organizata: Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari, OJQ

Pozicioni: Zyrtar/e për Financia dhe Administratë

Kohëzgjatja: Prill-Dhjetor 2024, me mundësi rinovimi të kontratës

Vendi: Prishtinë

Periudha e aplikimit: 16 shkurt – 1 mars 2024

Periudha e intervistimit: 6 deri më 15 mars 2024

Vendimi përfundimtar: 22 mars 2024

Fillimi i punës: 1 prill 2024

Përgjegjësitë:

-Zbatimi i vendimeve të Bordit Drejtues, Drejtorit Ekzekutiv dhe Drejtores Financiare.

-Zbatimi i Manualit Financiar të IPS MK.

-Përgatitja e kontratave të punës për stafin, bashkëpunëtorët e jashtëm, praktikantët dhe vullnetarët.

-Arkivimi I të gjitha dokumenteve financiare sipas rregulloreve dhe manualit financiar.

-Asistimi i Drejtores Financiare në menaxhimin e financave të IPS MK.

Përgjegjësitë shtesë:

-Menaxhimi i burimeve njerëzore të IPS MK.

-Arkivimi i dokumenteve zyrtare dhe mirëmbajtja e arkivit të IPS MK.

-Procesimi i kërkesave për mungesa dhe pushime.

-Detyra të tjera të përcaktuara në rregulloret e brendshme.

Kualifikimet:

-Diplomë Bachelor në Financë, Administratë apo fusha të ngjashme.

-Minimumi dy vjet përvojë pune përkatëse.

-Aftësi në parimet dhe praktikat e menaxhimit financiar.

-Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.

-Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një mjedis ekipor.

-Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.

-Njohuri të shkëlqyera të MS dhe QuickBooks.

-Njohuri të gjuhës angleze.

Procesi i aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një letër motivuese dhe CV në [email protected] deri më 1 mars 2024. Ju lutemi shënoni “Aplikim për Zyrtar/e Financiar dhe Administrativ” në titullin e emailit. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervista gjatë periudhës 6-15 Mars 2024. Vendimi përfundimtar do të komunikohet brenda datës 22 Mars 2024.

IPS Musine Kokalari është një punëdhënës që ofron mundësi të barabarta dhe inkurajon aplikime nga individë të kualifikuar pavarësisht nga raca, etnia, gjinia, orientimi seksual, aftësi të kufizuara ose mosha. Falenderojmë të gjithë aplikantët për interesimin e tyre, por vetëm të përzgjedhurit për intervistë do të kontaktohen.



Leave a Reply