- March 13, 2023
- Posted by: marigone
- Category: Balline
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari dënon sulmet e bëra ditët e fundit në hapësirën e debatit publik ndaj zonjës Ganimete Musliu, deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Jo për herë të parë, deputetja Musliu po përballet me fyerje me bazë gjinore dhe personale, si dhe fyerje edhe bullizuese, që po shpërfaqin racizmin kulturor ndaj një rajoni të caktuar të Kosovës, prej nga vjen znj. Musliu.
Reagimet linçuese ndaj znj. Musliu, të bëra kryesisht përmes rrjeteve sociale nga përkrahës të pushtetit aktual politik në Kosovë, do të duhej të ishin të papranueshme për të gjithë, përtej dallimeve të çfarëdo natyre.
Politika do të duhej t’i kontribonte zhvillimit të një gjuhe më emancipuese në drejtim të luftimit të nivelit të tillë në debatin publik, si dhe në drejtim të zbutjes së ndarjeve ekzistuese në shoqëri.