Qëndrimet e kosovarëve lidhur me pushimin prindëror për prindin baba

Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari ka pyetur qytetarët e Kosovës:

“Nëse nuk do të kishit pasoja në vendin tuaj të punës (shkëputje e kontratës ose largim nga puna) dhe nëse qeveria do të përkrahte financiarisht pushimin prindëror, a besoni se baballarët duhet të marrin 4 deri 6 muaj pushim prindëror dhe të qëndrojnë në shtëpi në vitin e parë të jetës së foshnjës së tyre?”

Pyetja është shtruar për të kuptuar qëndrimin e përgjithshëm të qytetarëve nëse mendojnë që prindi baba duhet të gëzojë pushim prindëror. Mënyra se si është frazuar pyëtja është bërë me qëllim largimin e dilemave financiare dhe profesionale për të kuptuar më mirë qëndrimin lidhur me pushimin prindëror për prindin baba.

Në këtë publikim të shkurtër janë paraqitur në formë tabelare përgjigjiet e qytetarëve duke pasur paraqysh gjininë, statusin martesor, punësimin, edukimin, moshën, vendbanimin, të ardhurat personale dhe të ardhurat familjare.

Kliko linkun për t’i parë rezultatet:

Nëntor, 2023



Leave a Reply