Publikohet numri i tretë : “Monitoruesi Social e Demokratik”
- November 4, 2020
- Posted by: admin
- Category: Balline, Blog Tematik
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” (IPS-MK) përmes një kumtese për media e ka publikuar numrin e tretë të “Monitoruesit Social e Demokratik” lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Kosovës.
Në këtë numër mund ta lexoni analizën e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 dhe zbatimin e tij në terren, pastaj për propozimet që rrjedhin nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike – një analizë të detajuar të propozimit për tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale, si dhe për planin për rimëkëmbjen ekonomike, veçanërisht shumën e ndarë për subvencionin e pagave të sektorit privat.
Analiza jonë do të vijojë me mënyrën se si është menduar të ri-fillojë procesi mësimor në Republikën e Kosovës, tek ndihma e qeverisë për komunitetet jo-shumicë dhe të dhëna statistikore në lidhje me vdekjet nga pandemia Covid-19.
Shkarko monitoruesin: Kliko këtu