“Mock Debate” – Punëtori dyditore mbi Dialogun për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Negociatorët ishin aty — disa përfaqësonin Serbinë, të tjerë Kosovën. Dy lehtësues ndihmuan në zhvillimin e bisedimeve dhe në fund, u arrit një marrëveshje simbolike.

Gjatë dy ditëve, të rinj e të reja shqiptarë dhe serbë nga Kosova, të ndarë në dy delegacione të përziera, debatuan, negociuan dhe ndërtuan bashkërisht një simulim të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ditën e parë, pjesëmarrësit u njohën me dokumente zyrtare dhe ndërtuan pozicionimet dhe strategjitë e tyre negociuese.

Ditën e dytë, ata u përfshinë në negociata dypalëshe dhe trepalëshe, të cilat kulmuan me hartimin e një kornizë të marrëveshjes zbatuese.

Kjo punëtori u dëshmua si një instrument i vlefshëm për:

• Nxitjen e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet politikëbërësve potencial.

• Zhvillimin e aftësive të debatit dhe negociatave

• Rritjen e ndjeshmërisë ndaj perspektivave të ndryshme

• Trajtimin e sfidave reale dhe komplekse

• Kuptimin më të thellë të procesit të normalizimit

• Krijimin e zgjidhjeve konkrete në kontekstin e dialogut

Punëtoria u organizua nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”

dhe New Social Initiative – Nova društvena inicijativa, në kuadër të projektit 𝐷𝑖𝑎𝑙𝑜𝑔𝑢𝑒, 𝑆𝑜𝑙𝑢𝑡𝑖𝑜𝑛𝑠, 𝐹𝑢𝑡𝑢𝑟𝑒, me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane dhe National Endowment for Democracy (NED).