- May 26, 2021
- Posted by: Instituti Musine
- Category: Balline, Uncategorized @sq
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” është institut i pavarur që promovon vlerat sociale dhe demokratike, duke ndihmuar partitë e organizatat shoqërore të spektrit progresiv t’i shkruajnë, promovojnë dhe zbatojnë politikat e tyre. Ne fokusohemi në konceptualizimin dhe në promovimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë, e cila duke u përqendruar në të ardhmen, përpiqet t’i tejkalojë dallimet, zvogëlojë hendeqet dhe të themelojë vlera të përbashkëta publike, që bazohen në qytetari, që ndahen nga të gjithë dhe që përqafohen kolektivisht.
Në këtë drejtim, Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” hap konkurs punësimi për:
• Një (1) zyrtar(e) financiar(e) me i/e cili/a do të jetë i/e angazhuar me kohë të plotë (09:00-17:00) në kuadër të stafit të Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”.
• Dy (2) asistentë/e hulumtues/e, të cilët/at do të jenë të angazhuar/a me kohë të plotë (09:00-17:00), në kuadër të stafit të Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”.
POZITA: ZYRTAR/E FINANCIAR/E (1 POZITË 100%)
Vendi i punës: Rruga B, Residio 5, Hyrja B, Nr. 15-1, Ndërtuesi Dervisholli – 10 000, Prishtinë – Republika e Kosovës
1. Detyrat e punës:
• Zbaton Manualin Financiar të IPS MK;
• Përgatit kontratat e punës për stafin, bashkëpunëtorët e jashtëm, praktikantët dhe vullnetarët;
• Përgatitë dhe kontrollon pasqyrat financiare dhe raportet tjera të kërkuara;
• Bën planifikimin financiar dhe buxhetor;
• Bën kontrollin e detajizuar të të ardhurave dhe shpenzimeve mujore;
• Bën kontrollin e regjistrimeve të arkëtimeve dhe pagesave sipas llogarive;
• Arkivon të gjitha dokumentet financiare sipas rregullores dhe sipas këtij manuali financiar;
• Ndihmon Drejtorin/eshën Financiar/e në administrimin e financave të IPS MK;
• Raporton në baza mujore te Drejtori Ekzekutiv, donatorët, Administrata Tatimore, Zyra për OJQ-të;
2. Kualifikimet e kërkuara:
• Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë – dega Financa dhe Kontabilitet;
• Minimum 3 vite përvojë pune si financier/e;
• Njohuri në program kontabiliteti / Quickbook;
• Aftësi planifikimi, buxhetimi dhe analize;
• Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL;
• Aftësi në të folur dhe në të shkruar të gjuhës angleze – obligative;
• Aftësi për të dhënë udhëzime dhe afruar njerëzit duke përdorur aftësi të mira ndërpersonale;
• Aftësi e dëshmuar e punës ekipore, planifikimit dhe zgjidhje të problemeve.
• Kontabilist/e i/e certifikuar – përparësi;
• Përvojë pune në OJQ ose organizata ndërkombëtare – përparësi;
• Gjuha të tjera – përparësi;
POZITA: ASISTENTË/E HULUMTUES/E (2 POZITA 100%)
1. Detyrat e punës:
• Njohuri të mirë të sistemit qeverisës dhe legjislacionit që lidhet me punën e Kuvendit të Kosovës
• Njohuri të mira me çështjet që ndërlidhen me çështjet ekonomike, sociale dhe politike;
• Aftësi të shkëlqyera logjistike, organizative, të komunikimit dhe përfaqësimit;
• Aftësi të dëshmuara në asistensë të hulumtimeve;
• Aftësi në të shkruar dhe hartim të raporteve, komunikatave etj
• Vendosin komunikim të rregullt, me zyrtarët e Adminsitratës së Kuvendit, stafin e grupeve parlamentare si dhe organizatat dhe institucionet partnere (vendore e ndërkombëtare);
• Monitorimi i mbledhjeve të komisionave parlamentare dhe të seancave plenare të Kuvendit dhe përgatitja e raporteve përmbledhëse;
• Monitorimi i publikimeve të instituteve të specializuara (think tanks) dhe organizata e institucioneve të tjera vendore e ndërkombëtare
• Ndihmojnë Koordinatorin e Projektit në planifikimin dhe menaxhimin e punëve ditore;
• Ndihmojnë në përgatitjen e fushatave promovuese të projektit dhe të avokimit;
• Hartimi i raporteve analitike për publik që kanë për bazë të gjeturat e hulumtimeve dhe adresimi i rekomandimeve specifike që lidhen me këto të gjetura;
• Kryerja e detyrave të tjera në kuadër të projektit, sipas udhëzimeve të Koordinatorit të Projektit.
2. Kualifikimet e kërkuara:
• Student/e në vitin e dytë në Fakultetin e Ekonomisë, Shkencave Politike, Sociologjise ose Juridikut
• Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, Shkencave Politike, Sociologjise ose Juridikut.
• Minimum 1 vit përvojë pune si hulumtues/e
• Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL;
• Aftësi në të folur dhe në të shkruar të gjuhës angleze – obligative;
• Aftësi për të dhënë udhëzime dhe afruar njerëzit duke përdorur aftësi të mira ndërpersonale;
• Aftësi e dëshmuar e punës ekipore, planifikimit dhe zgjidhje të problemeve.
• Përvojë pune në OJQ ose organizata ndërkombëtare – përparësi;
• Gjuha të tjera – përparësi;
IPS “Musine Kokalari” ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet në Kosovës. Njëkohësisht angazhohemi të përmbushim kërkesat ligjore të cilat obligojnë përfshirjen e barabartë të secilës gjini në punësim. Në këtë kuadër përparësi punësimi do të kenë gratë dhe vajzat.
Të interesuarit duhet të sjellin CV, letër motivuese, dokumentet tjera mbeshtetëse (diploma, çertifikata trajnimi, referenca). CV-ja dhe letra motivuese duhet të jenë në gjuhën angleze.
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Afati i fundit për aplikim është deri me: 3 qershor 2021.
Aplikacionet mund t‘i dërgoni në format të skanuar në adresë elektronike: