Bëhu pjesë e Gjeneratës së Gjashtë!
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari shpall të hapur thirrjen për aplikime për edicionin e gjashtë të Akademisë për Politika Publike dhe Sociale, e cila do të mbahet nga 14 deri më 19 shtator 2026.
Gjatë gjashtë ditëve intensive të Akademisë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin ligjërata, punëtori, vizita studimore dhe diskutime me profesorë, studiues dhe ekspertë të njohur nga Kosova, rajoni dhe Evropa.
Çfarë ofron Akademia?
Programi i Akademisë ndërthur ligjërata teorike, trajnim praktik, punëtori interaktive, diskutime kolektive, vizita studimore, si dhe aktivitete kulturore e sociale, të organizuara rreth temave:
- Historia, kombi, shtetësia dhe qytetaria
- Ideologjitë politike dhe spektri politik
- Barazia dhe gjithëpërfshirja
- Mjedisi dhe drejtësia sociale
- Ekonomia e mirëqenies
- Politikat publike dhe sociale
Qëllimi i Akademisë
Akademia synon t’i pajisë të rinjtë me njohuri, aftësi dhe vlera progresive, duke promovuar drejtësinë sociale, barazinë gjinore, lirinë e shprehjes dhe të besimit, të drejtat e punëtorëve, luftën kundër diskriminimit dhe qytetarinë aktive. Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri dhe aftësi që do t’u mundësojnë të kontribuojnë në mënyrë aktive në jetën publike dhe politike.
Kush mund të aplikojë?
Do të përzgjidhen 30 pjesëmarrës/e.
Akademia është e hapur edhe për aplikantë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës. Inkurajohen veçanërisht aplikimet e vajzave dhe grave, si dhe të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë në Kosovë. Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.
Kriteret e aplikimit
Aplikantët duhet:
- Të jenë 18–28 vjeç;
- Të studiojnë ose të kenë diplomuar në shkenca politike, sociologji, filozofi, ekonomi, juridik, gazetari ose fusha të ngjashme;
- Të kenë interesim dhe njohuri bazike për çështje publike, politike dhe shoqërore.
Dokumentet e nevojshme
- CV;
- Letër motivuese.
Përzgjedhja
Përzgjedhja do të bëhet mbi bazën e vlerësimit të CV-së dhe letrës motivuese.
Pjesëmarrësit që ndjekin Akademinë në tërësi do të pajisen me certifikatë për përfundimin me sukses të programit.
Shpenzimet e mbuluara
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari mbulon të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes në Akademi, duke përfshirë:
- Udhëtimin (brenda Kosovës);
- Ushqimin dhe pijet;
- Akomodimin për pjesëmarrësit jashtë Prishtinës;
- Përkthimin simultan në gjuhën shqipe dhe serbe.
Afati i aplikimit
Dokumentet për aplikim mund të dërgohen deri më 27 korrik 2026, ora 23:59, në adresën elektronike:
Bëhu pjesë e Gjeneratës së Gjashtë dhe përjeto një javë intensive të të mësuarit, debatit dhe rrjetëzimit me të rinj nga Kosova, rajoni dhe Evropa.