Agjenda legjislative për sesionin vjeshtor 2023

Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari prezenton gjetjet nga monitorimi i punës së Kuvendit të Kosovës në lidhje me agjenden legjislative nga fusha sociale për sesionin vjeshtor të vitit 2023. Të dhënat janë marrë nga kalendari i Kuvendit të Kosovës, Procesverbalet e Komisioneve dhe Seancave Parlamentare, si dhe nga monitorimi i faqes së Kuvendit të Kosovës për procesin legjislativ të projektligjeve.

Stagnimi në zbatimin e agjendës legjislative nga viti 2022 dhe 2023, paraqet një situatë shqetësuese. Diskutimet mbi Ligjet që rregullojnë aspekte me rëndësi nga fusha sociale janë shpesh të pazbatuara ose të hequra nga agjenda.

Kjo ngadalësi në miratimin e legjislacionit thekson mungesën e progresit dhe përkushtimit për t’i adresuar çështjet urgjente shoqërore. Prioriteti i Kuvendit duhet të jetë përditësimi dhe miratimi i ligjeve për të siguruar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë, duke adresuar me shpejtësi çështjet e fushës sociale.

Në vegëzen e mëposhtme gjeni publikimin e plotë:



Leave a Reply