Akademia për Politikë Sociale dhe Publike “Musine Kokalari”
Instituti për Politika Sociale „Musine Kokalari“ hap thirrjen për aplikime për pjesëmarrje në Akademinë për Politikë Sociale dhe Publike, që do të mbahet në hotelin ‘Nartel’ në Prishtinë (Kosovë), nga 27 shtatori deri më 1 tetor 2021.
Qëllimi i përgjithshëm i Akademisë është edukimi i të rinjve me ide progresive mbi vlerat shoqërore si drejtësia sociale, antidiskriminimi, qytetaria, liria e shprehjes dhe feja, sekularizmi, feminizmi, të drejtat e punëtorëve etj.
Programi i Akademisë përfshin ligjërata teorike dhe trajnim praktik, shfaqje filmash, dokumentarësh dhe ekspozita mbi temat shoqërore, historike dhe politike në Kosovë dhe rajon.
Gjatë gjithë javës, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin module të udhëhequra nga ligjërues vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë, studiues, ekspertë dhe pedagogë.
Kurikula përfshin tema si: Historia shoqërore e Ballkanit dhe mitet në historiografi, teoritë e nacionalizmave ballkanikë, qytetaria pas shpërbërjes së Jugosllavisë, shkollat historike ideologjike në Kosovë, lidhja mes fesë dhe identiteteve kombëtare, feminizmi dhe teoria e ndërthurrjes, sindikalizmi dhe shteti social, etj.
Akademia organizohet me mbështetjen e “Olaf Palme Centar”.
Të gjitha shpenzimet për pjesëmarrje do të mbulohen nga Instituti, përfshirë:
- Udhëtimin
- Ushqimin
- Vizitat
- Koston e ligjëratave
Gjatë Akademisë do të përdoren dy gjuhët: shqip dhe serbisht, me përkthyes për të dyja.
Akademia do të mbahet në përputhje me masat mbrojtëse kundër COVID-19.
Kush mund të aplikojë?
Akademia do të përzgjedhë 20 kandidatë. Inkurajohen aplikimet nga gratë dhe minoritetet.
Kush mund të aplikojë:
- Të jetë mosha 18-25 vjeç
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
- Të ketë njohuri bazë në shkencat shoqërore
Dokumentet për aplikim:
- CV
- Letër motivimi
Procesi i përzgjedhjes:
Përzgjedhja bëhet në dy faza:
- Faza e parë – selektim bazuar në biografinë dhe letrën motivuese
- Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë
Pjesëmarrësit e suksesshëm do të certifikohen.
Afati i aplikimit:
Dërgoni dokumentet në email: akademia@musineinstitute.org deri më 15 shtator në mesnatë.