- May 22, 2024
- Posted by: marigone
- Category: Balline, Uncategorized @sq
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari hap thirrjen për aplikime për Akademinë e Politikave Publike dhe Sociale.
Akademia 2024 do të mbahet nga data 8 deri më 13 korrik 2024.
Përgjatë një jave do të keni mundësinë t’i ndjekni modulet nga ligjërues, studiues, specialistë dhe pedagogë të shquar nga Kosova, Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian.
Programi i Akademisë për Politika Publike dhe Sociale mishëron ligjërata teorike dhe formim praktik, të shoqëruara me diskutime kolektive, punëtori për tema të caktuara dhe aktivitete sociale e kulturore, mbi temat:
Kombi, mitet kombëtare, etnia, shtetësia dhe qytetaria
Ideologjitë politike
Barazia dhe gjithëpërfshirja
Mjedisi
Politikat publike & sociale / Modelet zhvillimore ekonomike
Shih videon nga Akademia 2023: https://rb.gy/i551p8
Qëllimi i përgjithshëm i Akademisë është edukimi, arsimimi dhe trajnimi i të rinjve me ide progresive mbi vlerat shoqërore, si drejtësia sociale, anti-diskriminimi, qytetaria, liria e shprehjes, barazia gjinore, anti-racizmi, të drejtat e punëtorëve etj., që të përfitojnë më shumë aftësi për të qënë aktiv në sferën publike rreth çështjeve shoqërore dhe politike.
Të gjitha shpenzimet rreth pjesëmarrjes në Akademi do të mbulohen nga Instituti Musine Kokalari, duke përfshirë udhëtimin e pjesëmarrësve dhe ushqimin dhe pijet. Për pjesëmarrësit jashtë Prishtinës do të mbulohen edhe shpenzimet e akomodimit. Përkthimi në gjuhën shqipe dhe serbe është i siguruar.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Për Akademinë do të përzgjedhen 30 pjesëmarrës/e. Inkurajohet aplikimi i vajzave dhe grave, si dhe të aplikantëve nga komunitetet joshumicë në Kosovë. Përparësi për kandidatët është njohja e gjuhës angleze.
Mund të aplikosh në Akademi nëse:
Je 18-28 vjeçar/e;
Je duke studiuar apo ke diplomuar në njërën nga këto fusha: politikë, sociologji, filozofi, ekonomi, juridik, gazetari e fusha të tjera të ngjashme që ndërlidhen me politika publike dhe sociale;
Ke njohuri bazike dhe interesim në çështje publike dhe politike.
Ju ftojmë të dërgoni dokumentet për aplikim:
CV
Letër motivuese
PËRZGJEDHJA
Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve përbëhet prej dy fazave. Gjatë fazës së parë, kandidatët do të parazgjedhen në bazë të CV dhe letrës motivuese. Kandidatët e kualifikuar do të ftohen pastaj në intervistë.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur që ndjekin Akademinë në tërësi do të marrin çertifikatë mbi përfundimin e sukseshëm të këtij programi.
AFATI PËR APLIKIM
Dërgo dokumentet për aplikim përmes e-mailit: [email protected] deri më 9 qershor 2024 në ora 23.59.