Takimi me Grupin e Asambleistëve për Politika Sociale në Komunën e Graçanicës

Rëndësia e politikave sociale në nivel lokal, roli i asambleistëve në përfaqësimin e nevojave të qytetarëve si dhe mundësit për të shtyrë përpara politika më të mira gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në nevoja reale të komunitetit ishin temat që u diskutuan në takimin fillestar me asamblistët nga Nisma Aleanca Shqiptare e Kuvendit Komunal të Komunës së Graçanciës.

Gjatë këtij takimi Donika Marku Gashi, Koordinatore e Projektit dhe Hulutmuese së bashku me Visar Ymerin, Drejtorin Ekzekutiv, prezantuan rëndësin e projektit dhe aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të tij.

Derisa  asambelistët theksuan se Graçanica ka nevojë për një trajtim të veçantë për  sa i përket politikave sociale në nivel lokal, për shkak të përbërjes së saj komunitare dhe kontekstit social që e karakterizon.  Bazuar në këtë u vlerësua se Graçanica është veçanërisht relevante për diskutimin e qasjes së barabartë në shërbime sociale dhe përfshirjes së të gjitha komuniteteve në vendimmarrje lokale.

Në takim u trajtua edhe roli i Grupit të Asambleistëve për Politika Sociale në Komunën e Graçanicës. Përmes këtij grupi, asambleistët do të kenë mundësi të identifikojnë më mirë sfidat sociale në komunë, të diskutojnë me qytetarë dhe grupe të ndryshme të komunitetit, të marrin pjesë në aktivitete dhe trajnime tematike, si dhe të kontribuojnë në formulimin e rekomandimeve konkrete për Kuvendin Komunal.

Asambleistët theksuan rëndësinë e trajnimeve në fushën e politikave dhe shërbimeve sociale, të cilat i vlerësuan si shumë të nevojshme për punën e tyre përfaqësuese dhe mbikëqyrëse në nivel lokal.

Të pranishmit shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe për angazhim të mëtejshëm në aktivitetet e ardhshme të projektit.

Si hap i ardhshëm, do të vazhdohet me takimin e radhës të Grupit të Asambleistëve për Politika Sociale, me të gjitha grupet e përfaqsuara në asamble komunale , për të diskutuar më konkretisht çështjet sociale të identifikuara, nevojat e qytetarëve dhe mundësitë për përfshirjen e tyre në rekomandime dhe në planifikimin komunal.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” për të forcuar dialogun lokal, përfaqësimin qytetar dhe rolin e kuvendeve komunale në avancimin e mirëqenies dhe shërbimeve sociale.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.