- December 29, 2020
- Posted by: Instituti Musine
- Category: Balline, Uncategorized @sq
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” (IPS-MK) sapo ka publikuar numrin e katërt të “Monitoruesit Social e Demokratik” lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Kosovës.
Në këtë numër mund ta lexoni analizën e përgjithshme të buxhetit për vitin 2021, në veçanti të shëndetësisë dhe të gjendjes sociale në Kosovë. Monitorimi fokusohet edhe në analizën e borxhit publik të Qeverisë së Kosovës për disa sektorë të caktuar, ku pasqyrohet ndarja e borxhit në bazë të sektorëve dhe të ekzekutimit të tij.
Numri i katërt i Monitoruesit Social e Demokratik paraqet informacione për pandeminë në burgjet e Kosovës, respektivisht për shërbimet, nivelin e respektimit të të drejtave dhe për të infektuarit në qendrat e shërbimit korrektues të Kosovës.
Shkarko monitoruesin: https://musineinstitute.org/wp-content/uploads/2020/12/MONITORUESI-SOCIAL-E-DEMOKRATIK-4.pdf