Për një platformë rajonale për hartim të politikave të përbashkëta progresive

Krijimi dhe funksionalizimi i një platformë rajonale për bashkëbisedim dhe për hartim të politikave të përbashkëta progresive rreth çështjeve ekonomike, sociale, mjedisore, gjinore, etnike, fetare e racore; si dhe drejt fuqizimit të kohezionit shoqëror rajonal ishte një nga propozimet që ngriti Belgzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari, në panelin e dytë të Forumit “Ballkani Perëndimor 2030” që u zhvillua në Tiranë, me të ftuar nga fondacione dhe institute simotra të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, në organizim të Fondacionit “Qemal Stafa” në Tiranë dhe Friedrich-Ebert-Stiftung.

Edhe dy panelistët e tjerë, z Pavle Bogoevski, Drejtor Ekzekutiv nga Progres Institute for Social Democracy në Shkup dhe z.Ledjon Shahini, Drejtor Ekzekutiv nga Fondacioni Qemal Stafa në Tiranë, theksuan rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit rajonal për të ndërtuar qëndrime të përbashkëta me prioritete të qarta midis organizatave progresive në rajon.

Këto qëndrime të përbashkëta rajonale duhet të shoqërohen me vendime më të dinamizuara për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, thanë pos tjerash paraprakisht folësit e panelit të parë, z. Knut Fleckenstein nga Partia Evropiane Socialiste; z.Damian Gjiknuri, Sekretar i Përgjithshëm i Partia Socialiste e Shqipërisë; z.Leonard Pledl, Këshilltar Politikash për Çështjet Evropiane në Partinë Sociçaldemokrate gjermane; znj.Stine Klapper, drejtuese e Zyrës së Friedrich-Ebert-Stiftung në Tiranë; z. Ditmir Bushati, ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë; z.Adnan Dibrani nga Partia Socialdemokrate e Suedisë dhe znj.Romina Kuko, Sekretare për Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Socialiste të Shqipërisë..

Të nesërmen, pjesëmarrësit e Forumit “Ballkani Perëndimor 2030” morrën gjithashtu pjesë në panelin “Siguria, Rajoni dhe Evropa”, të organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, si dhe në Kongresin e Partisë Socialiste.



Leave a Reply