Një Ballkan drejt Bashkimit Evropian
- February 12, 2020
- Posted by: admin
- Category: Balline
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”(IMK), gjatë fundjavës, Visar Ymeri ka marrë pjesë në konferencën “Një Ballkan drejt Bashkimit Evropian”, të organizuar në Shkup nga ProgWeB (Progressive Politics in Western Balkans).
Në diskutimet për perspektivën evropiane, panelistë ishin edhe Tanja Fajon, deputete në Parlamentin Evropian, Zoran Zaev, ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Tonino Picula, deputet në Parlamentin Evropian etj.
Me këtë rast, platforma ProgWeB (Progressive Politics in Western Balkans) mbajti sesionin përmbyllës të gjeneratës së parë 2019. Kjo platformë bashkon fondacionet dhe institutet e orientimit liberal dhe socialdemokrat, të rinjtë dhe të rejat nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria.
Tashmë, Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” do të jetë pjesë e gjeneratës së dytë të Akademisë së ProgWeB 2020.