Mbahet tryeza “Një pagë jetese për punëtorët në Kosovë: Përpjekja për një jetesë bazike por të dinjitetshme”

Ky është publikimi i ri nga Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari, të cilin e prezantuam të mërkurën, me autorin Edison Jakurti dhe me bashkëdiskutues Prof. Dragan Tevdovski nga Maqedonia e Veriut.

Publikimi ofron një kalkulim të pagës së jetesës në Kosovë, duke hedhur dritë mbi hendekun ndërmjet pagave aktuale dhe kostos bazike për një standard të mirë jetese. Studimi shërben si një burim për politikëbërësit dhe palët e interesuara, duke adresuar shqetësimet e varfërisë dhe duke avokuar për një kompenzim të drejtë për punëtorët.

Punimin do ta publikojmë në javën e ardhshme në të gjitha platformat tona. Na ndiqni për të mësuar:

Çfarë saktësisht përbën pagën e jetesës në Kosovë?

Si ndryshon ajo nga paga minimale?

Pse ky koncept është jetik për të garantuar dinjitetin njerëzor dhe drejtësinë ekonomike në shoqërinë tonë?

Edison Jakurti është doktorant në shkencat ekonomike në Universität Leipzig dhe ligjërues në Universitetin Lancaster. Ai ka studiuar në Duke University në SHBA dhe Institutin Rochester për Teknologji, duke specializuar në politikat e zhvillimit ndërkombëtar dhe ekonominë e aplikuar.

Dragan Tevdovski është ekonomist me përvojë shumëvjeçare në sferën publike dhe akademike. Ai ka shërbyer si Ministër i Financave në Maqedoninë e Veriut, ku është bërë referenca e reformave transformuese në menaxhimin e financave publike. Ligjërues në Universitetin “Ss. Cyril and Methodius ” në Shkup, Dragan Tevdovski ka Ph.D. në Ekonomi dhe një diplomë post-doktoraturë nga Universiteti Aarhus.

Ky publikim u bë i mundur përmes mbështetjes së Ambasadës Suedeze në Prishtinë dhe Community Development Fund përmes kornizës së Humanrightivism.

29 maj 2024



Leave a Reply