- June 17, 2022
- Posted by: marigone
- Category: Balline, Uncategorized @sq

Në kuadër të projektit “Kosovë-Serbi: Një qasje ndryshe”, IPS Musine Kokalari në Prishtinë dhe Insituti për Filozofi dhe Teori Shoqërore në Beograd kanë publikuar librin me ese me po të njëjtin titull.
Ky libër bën bashkë intelektualë nga fusha të ndryshme, si drejtësia, shkencat politike, sociologjia, ekonomia etj. për të diskutuar një qasje dhe konceptim ndryshe, më progresiv të dialogut, jo vetëm për marrëdhëniet Kosovë-Serbi por edhe mundësitë për riformësimin e shoqërive tona.
Autorët Aleksandar Pavlović, Dukagjin Gorani, Filip Balunović, Blerim Shala, Aleksandra Bulatović, Romina Begaj, Jelena Vasiljević, Lirim Krasniqi, Besfort Kosova dhe Edward Ðorđević diskutojnë për temat lidhur me Bashkëjetesën, Konstruktimin e Tjetrit, Qytetarinë, Emigrimin, Ekonominë dhe Ekologjinë.
Në vijim mund të shkarkoni librin e plotë në gjuhën shqipe:
Për gjuhën serbe dhe angleze ju lutem klikoni butonat SRB ose ENG në qoshen e djathtë të faqes së IPS Musine Kokalari.