- November 11, 2021
- Posted by: Instituti Musine
- Category: Balline
Të premten, Instituti për Politika për Politika Sociale “Musine Kokalari” nga Prishtina në bashkëpunim me Institutin për Filozofi dhe Teori Shoqërore nga Beogradi kanë mbajtur konferencën: “Kosovë-Serbi: Një qasje ndryshe”.
Jellena Vasiljeviq, Dukagjin Gorani, Aleksandar Pavlloviq, Gëzim Krasniqi, Visar Ymeri, Filip Ballunoviq, Besfort Kosova dhe Belgzim Kamberi bashkëbiseduan në Beograd për temat:“Rindërtimi i Tjetrit dhe Qytetaria” dhe “Ekonomia dhe Mjedisi”.
Gjatë diskutimeve u ngriten disa narrativa alternative ndaj diskursit aktual dominues në fushat përkatëse. U trajtuan mundësitë e çështjeve përbashkuese në tema që nxisin antagonizma shoqërore dhe modelet e ndërtimit të qytetarisë, politikat ekonomike që duhen ndërmarrur për t’i zhvilluar marrëdhëniet e së nesërmes dhe politikat e nevojshme mjedisore.
Konferenca e radhës do të mbahet në Prishtinë ku do të trajtohen tema të tjera, para se ato të botohen me shkrim në një përmbledhje me ese.
Konferenca “Kosovë-Serbi: Një qasje ndryshe” që u mundësua nga “Olof Palme International Center” është faza e parë e projektit: “Paqja Perpetuale dhe Drejtësia Sociale në Ballkan: Perspektivat joetnike në marrëdhëniet rajonale dhe bashkëpunimi midis Kosovës dhe Serbisë”
5 nëntor 2021