- November 25, 2021
- Posted by: Instituti Musine
- Category: Balline
No Comments
IPS “Musine Kokalari” fillon implementimin e projektit: “Integrimi dhe bashkëpunimi rajonal: një perspektivë ndryshe”
Projekti i ri i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” do t’i trajtojë çështjet e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal nga një perspektivë dhe qasje alternative.
Nëpërmjet komunikimit masiv publik, projekti ynë ka për synim t’i (de)konstruktojë realitetet socio-ekonomike e kulturore të cilat po e ndërtojnë perceptimin e tanishëm publiknë rajon, si dhe do të zhvillojë pista të reja drejt krijimit dhe zhvillimit të paqes së qëndrueshme.
Ky projekt që do realizohet në periudhën nëntor (2021) – nëntor (2022) përkrahet nga Rockefeller Brothers Fund.