Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” u bashkangjit në Paradën e krenarisë në solidarizim me personat LGBTQIA+

Sot, për herë të pestë, u mbajt Parada e Krenarisë në Prishtinë nën sloganin “Bashkë dhe krenarë”. Qindra qytetarë e qytetare, aktivistë e aktiviste i’u bashkuan ecjes e cila feston personat LGBTQIA+, fton për respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut, solidaritet shoqëror dhe përgjegjësi institucionale.

Kjo ditë, përveç karakterit simbolik, duhet të risjellë në vëmendje publike sfidat e shumëfishta me të cilat ballafaqohet komuniteti LGBTQIA+ në Kosovë. Ndonëse, personat LGBTQIA+ mbrohen me ligj dhe me të drejtën ndërkombëtare, ky komunitet gëzon dukshëm më pak mundësi në shoqëri, përjetojnë dukshëm më shumë dhunë fizike, psikologjike dhe ekonomike si dhe vazhdojnë të mos trajtohen drejtë nga shteti. Identiteti gjinor dhe orientimi seksual nuk duhet të jenë asesi cak i diskriminimit kolektiv dhe institucional. Andaj, shteti dhe shoqëria duhet të ndërgjegjësohen për diskriminimin e shumëfishtë që i bëhet këtij komuniteti dhe të kontribuojnë në krijimin e një ambienti të sigurtë dhe barabartë për të gjithë/a.



Leave a Reply