Sot, Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari ka zhvilluar takimin e tij të parë me Bordin Këshillues.
Gjatë këtij bashkëbisedimi virtual me anëtarët e pranishëm, fillimisht u diskutua rreth misionit, vlerave dhe qëllimeve të Institutit. Më pas, biseda u përqendrua në zhvillimet më të fundit në peizazhin socio-politik dhe socio-ekonomik vendor dhe rajonal.
Në pjesën e tretë të takimit, u shkëmbyen ide, pikëpamje dhe propozime mbi fokusin tematik dhe drejtimin strategjik të ardhshëm të Institutit.
Duke mbledhur rreth vetes profesionistë të dëshmuar nga fusha dhe vende të ndryshme, Bordi Këshillues kontribuon në konsolidimin e Institutit për Politika Sociale Musine Kokalari. Ai e pasuron veprimtarinë e Institutit përmes këshillimit strategjik dhe ofron udhëzime me përvoja ndërdisiplinare mbi politikat dhe orientimet e tij.