Instituti Musine Kokalari mirëpriti një grup studentësh nga Kolegji i Evropës në Tiranë

Gjatë javës së kaluar, Instituti Musine Kokalari mirëpriti një grup studentësh nga Kolegji i Evropës në Tiranë, që përfaqësonin vende të ndryshme të Evropës.

Një nga temat që ngjalli më shumë interes ishte dialogu Kosovë–Serbi. Me këtë rast, Drejtori Ekzekutiv Visar Ymeri dhe Menaxheri i Projektit Belgzim Kamberi prezantuan punën e Institutit në këtë fushë, duke ndarë me studentët projektet dhe hulumtimet që trajtojnë këtë proces kompleks dhe të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit.