Dialog, Zgjidhje, E Ardhme

“Dialog, Zgjidhje, E Ardhme” është një projekt që synon të mbështesë zbatimin e Propozimit të BE-së – Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Projekti synon të shfrytëzojë lidhjet ekzistuese të partnerëve me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe ekspertizën individuale të stafit të projektit, për t’u përcjellë lehtësuesve të dialogut shqetësimet dhe nevojat përkatëse të komuniteteve. Këto çështje duhet të adresohen për të siguruar një zbatim të mbarë të propozimit aktual të BE-së.

Projekti synon ta arrijë këtë duke u prezantuar objektivat e dialogut (që lidhen me normalizimin) te komunitetet e ndryshme – serbët dhe shqiptarët nga Kosova, si dhe serbët dhe shqiptarët nga Serbia, përfshirë këtu edhe aktivistët e rinj të partive politike. Aktivitetet e projektit do të përfshijnë një gamë të gjerë grupesh të synuara: ekspertë të politikave, lehtësues të dialogut, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe studentë.

Aktivitetet do të përfshijnë: diskutime në nivel politikash mbi çështjet që lidhen me dialogun; një konferencë kushtuar dialogut dhe bashkëpunimit rajonal; simulime negociatash; si dhe trajtimin e dimensionit njerëzor që lidhet me zbatimin joadekuat të marrëveshjeve.

Partner: New Social Initiative (NSI)

Financuar nga: Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë

Vitet: 2024-2025