- July 6, 2021
- Posted by: Instituti Musine
- Category: Balline
Ndonëse drejtësi e vonuar, dënimi i ish-pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Zoran Vukotiq, për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për të mbijetuarit/at, por edhe për shoqërinë.
Ky dënim i parë nga një gjykatë vendore për një rast të tillë është moment shprese për të gjithë të mbijetuarit/at e tjerë/a të dhunës seksuale në luftë. Është një moment shkëputje nga pandëshkueshmëria, por edhe inkurajim për luftën ndaj stigmës që i përcjell të mbijetuarit/at.
Përgjegjësia dhe drejtësia nuk parashkruhen asnjëherë. Prandaj është e rëndësishme që të vazhdohet ndjekja dhe dënimi i përgjegjësve. Para së gjithash për mijëra të mbijetuar/a, por edhe për drejtësinë individuale dhe kolektive.