Drejtori Ekzekutiv i Institutit Musine Kokalari, Visar Ymeri, ishte i ftuar në eventin “Angazhimi i liderëve politikë burra për barazinë gjinore”, organizuar nga Forumi Liberal Evropian në Dubrovnik.
Ky event solli në qendër të diskutimit rolin e burrave në promovimin e barazisë gjinore brenda partive politike, duke zhvendosur fokusin nga të qenit ekskluzivisht tek gratë si agjente të fuqizimit dhe duke angazhuar liderët politikë burra si aktorë kyç në ndryshimet transformuese për një politikë më gjithëpërfshirëse.
Visar Ymeri theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të liderëve burra në transformimin e normave gjinore në politikë, duke ndërtuar një kulturë politike më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.
Në këtë event morën pjesë edhe përfaqësues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia, duke ndarë përvoja dhe strategji për përparimin e barazisë gjinore në rajon.
Barazia gjinore nuk është vetëm çështje e grave – është përgjegjësi e të gjithëve! Vetëm me angazhimin e të gjithë aktorëve mund të krijojmë një shoqëri më të drejtë dhe përfaqësuese.

