- December 3, 2024
- Posted by: marigone
- Category: Balline
![](https://musineinstitute.org/wp-content/uploads/2024/12/Akademia-per-Pune-te-Denje-1110x550.jpg)
Bashkëpunimi rajonal ndërmjet sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile, fushatat, grevat dhe strategjitë e negociatave për mbrojtjen e punës është parakusht për avancimin e të drejtave të punës përmes veprimit kolektiv dhe avokimit, ka nënvizuar Koalicioni Rajonal për Punë të Denjë që përfshinë 45 organizata nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Puna e kujdesit të papaguar, barazia gjinore në tregun e punës, paga e jetesës si një mjet për drejtësi sociale, integrimi i të drejtave sociale dhe të punës në Agjendën e Gjelbër, implikimet e Direktivës së BE-së për të drejtat e punës në Ballkanin Perëndimor, ishin disa nga temat që u trajtuan në Akademinë Rajonale për Punë të Denjë në Ballkanin Perëndimor 2024 e cila u mbajt në Igalo të Malit të Zi.
E organizuar nga Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari nga Kosova, Qendra për Politikat e Emancipimit nga Serbia, Shoqata për Siguri në Punë nga Mali i Zi dhe ZORA – Shoqata për zhvillim social, kulturor dhe kreativ nga Bosna dhe Hercegovina, Akademia shërben si një platformë thelbësore për shkëmbimin e ideve, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe strategjinë për integrimin e të drejtave të punës në politikat më të gjera sociale dhe ekonomike.
Mbi 60 përfaqësues të sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile riafirmuan përkushtimin për avancimin e të drejtave të punës përmes veprimit kolektiv dhe avokimit.
28-30 Nëntor 2024