Akademia për Politika Sociale Musine Kokalari 2025

Bëhu pjesë e Gjeneratës së V-të!

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” shpall të hapur thirrjen për aplikime për edicionin e pestë të Akademisë për Politika Publike dhe Sociale, e cila do të mbahet nga 8 deri më 13 shtator 2025.

Gjatë kësaj jave intensive, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin ligjërata dhe punëtori me ligjërues, studiues dhe ekspertë të njohur nga Kosova, Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian.

Çfarë ofron Akademia?

Programi i Akademisë ndërthur ligjërata teorike, formim praktik, punëtori interaktive, diskutime kolektive dhe aktivitete kulturore dhe sociale, mbi temat:

  • Kombi, mitet kombëtare, etnia, shtetësia dhe qytetaria
  • Ideologjitë politike
  • Barazia dhe gjithëpërfshirja
  • Mjedisi
  • Politikat publike dhe sociale / Modelet zhvillimore ekonomike

Qëllimi i Akademisë

Akademia synon të edukojë dhe fuqizojë të rinjtë me vlera progresive, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë sociale, barazisë gjinore, lirisë së shprehjes, të drejtave të punëtorëve, anti-diskriminimit dhe qytetarisë aktive. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuri dhe aftësi për të vepruar në mënyrë aktive në sferën publike dhe politike.

Kush mund të aplikojë?

Do të përzgjidhen 30 pjesëmarrës/e. Inkurajohet veçanërisht aplikimi i vajzave dhe grave, si dhe përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë në Kosovë. Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.

Kriteret e aplikimit:

  • Je në moshën 18-28 vjeç
  • Je duke studiuar apo ke diplomuar në një nga fushat: shkenca politike, sociologji, filozofi, ekonomi, juridik, gazetari apo fusha të ngjashme
  • Ke njohuri bazike dhe interesim për çështje publike dhe politike

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV
  • Letër motivuese

Përzgjedhja

Përzgjedhja bëhet në dy faza:

  1. Vlerësimi i dokumenteve (CV dhe letër motivuese)
  2. Intervistë me kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë

Pjesëmarrësit që ndjekin Akademinë në tërësi do të pajisen me çertifikatë mbi përfundimin me sukses të programit.

Kostot e mbuluara

Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes në Akademi do të mbulohen nga Instituti “Musine Kokalari”, duke përfshirë:

  • Udhëtimin
  • Ushqimin dhe pijet
  • Akomodimin për pjesëmarrësit jashtë Prishtinës
  • Përkthimin simultan në gjuhën shqipe dhe serbe

Afati i aplikimit

Dokumentet për aplikim mund të dërgohen deri më 27 korrik 2024, ora 23:59 në emailin:  [email protected]