Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2026

Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari u mbajt për herë të
gjashtë nga 14 deri më 19 shtator 2026, në Hotel Mercure në Prishtinë. Gjatë gjashtë
ditëve, pjesëmarrësit ndoqën ligjërata, punëtori, diskutime, vizita studimore dhe
aktivitete kulturore, të fokusuara në politika publike, çështje sociale dhe sfida
bashkëkohore të shoqërisë.
Edicioni i këtij viti mblodhi rreth 20 të rinj e të reja nga Kosova dhe rajoni, me
prejardhje dhe përkatësi të ndryshme etnike, fetare e sociale, si dhe me profile të
larmishme profesionale dhe akademike, duke reflektuar karakterin gjithëpërfshirës dhe
ndërdisiplinor të Akademisë.
Përmes një programi ndërdisiplinor, Akademia synoi të krijojë hapësirë për zgjerimin
e njohurive, shkëmbimin e perspektivave dhe zhvillimin e diskutimit kritik mbi tema
që lidhen me historinë, shtetësinë dhe qytetarinë, ideologjitë politike, demokracinë,
inteligjencën artificiale, barazinë gjinore, ekonominë, politikat sociale, integrimin
evropian, mjedisin, kujtesën, trashëgiminë dhe identitetin.

Ligjëruesit, moderatorët dhe udhëheqësit e aktiviteteve

Donika Emini – hulumtuese e politikave dhe bashkëpunëtore kërkimore në Universitetin e Graz, e specializuar në qeverisjen demokratike, zhvillimet politike dhe sigurinë në Evropë. Ka qenë Reagan-Fascell Democracy Fellow në National Endowment for Democracy dhe ka mbajtur pozita kërkimore e profesionale në EUISS, Council of Europe dhe Freedom House. 

Gëzim Krasniqi – ligjërues i nacionalizmit dhe sociologjisë politike në Universitetin e Edinburgh, ku është gjithashtu drejtor i programit master për Studime mbi Nacionalizmin. Është sociolog politik i specializuar në nacionalizëm, konflikt etnik, shtetësi dhe qytetari. 

Besar Gërgi – hulumtues i politikave evropiane në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), me fokus në integrimin evropian të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, dialogun Kosovë–Serbi dhe zbatimin e Agjendës së Reformave. Ka përfunduar studimet master në Studime Evropiane në KU Leuven. 

Alban Bokshi – studiues me formim akademik në filozofi kontinentale, studime evropiane, marrëdhënie ndërkombëtare dhe shkenca politike. Ka përfunduar studimet master në Universitetin e Staffordshire dhe Universitetin e Sussex, si dhe studimet bachelor në American University in Bulgaria. 

Lura Pollozhani – hulumtuese dhe këshilltare për politika publike, e specializuar në politikë, marrëdhënie ndërkombëtare, qytetari dhe demokraci në Ballkanin Perëndimor. Ka doktoruar në Universitetin e Graz dhe ka përfunduar studimet master në London School of Economics (LSE). Është bashkëthemeluese e Stella Network dhe anëtare e BiEPAG. 

Orgesa Arifi Berisha – stratege e komunikimit dhe rrëfimtare digjitale, me mbi dhjetë vjet përvojë në media, kulturë dhe marketing. Puna e saj fokusohet në komunikimin digjital, edukimin qytetar dhe angazhimin e gjeneratave të reja përmes mediave sociale. 

Ljubiša Bojić – hulumtues i lartë në Universitetin e Beogradit dhe në Institutin për Intelegjencë Artificiale të Serbisë, si dhe anëtar i jashtëm i stafit akademik në Complexity Science Hub Vienna. Ka doktoruar në Universitetin Lyon II dhe studion ndikimin shoqëror dhe qeverisjen etike të inteligjencës artificiale. 

Ermira Danaj – profesore e asociuar në American Graduate School in Paris, ku ligjëron Marrëdhënie Ndërkombëtare, Identitet dhe të Drejta të Njeriut, si dhe Migracion. Ka doktoruar në shkencat humane dhe shoqërore në Universitetin e Neuchâtel dhe është autore e studimeve të shumta mbi gjininë dhe feminizmin. 

Dita Dobranja – ekonomiste dhe hulumtuese e politikave publike, me fokus në tregun e punës, ekonominë feministe, politikat sociale dhe ekonominë e kujdesit. Ka përfunduar studimet master në Ekonomi Ndërkombëtare në American University, Washington DC, dhe ligjëron në RIT Kosovo. 

Ramadan Ilazi – Udhëheqës i Kërkimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe bashkëpunëtor kërkimor në Programin për Evropën Juglindore të ELIAMEP. Ka doktoruar në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Dublin City University dhe ka përfunduar studimet master në University of St Andrews. 

Helena Poučki – aktiviste dhe eksperte në çështjet e mjedisit dhe ruajtjes së natyrës, me formim në biologji dhe konservim të natyrës. Është një nga themelueset e GAIA-s dhe ka punuar në programe komunitare dhe mjedisore në Kosovë dhe rajon. 

Dardan Abazi – ekspert i politikave publike, energjetike dhe klimatike, me formim në shkenca politike, integrim evropian dhe politika energjetike. Ka kontribuar në hartimin e Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë të Kosovës. 

Edison Jakurti – konsulent i lartë në Alcis Advisers, ligjërues i ekonomisë në Abilene Christian University dhe bashkëpunëtor shkencor (Fellow) i World Inequality Database. Ka doktoruar në Ekonomi në Universitetin e Leipzigut, ka përfunduar studimet master në Universitetin Duke dhe studimet themelore në Rochester Institute of Technology. 

Alban Hashani – Drejtor Ekzekutiv i Institutit “Riinvest”. Ka kryer studimet pasuniversitare dhe doktoraturën në Ekonomi në Universitetin e Staffordshire dhe është i angazhuar në kërkime mbi çështje socio-ekonomike, privatizimin, qeverisjen korporative, energjinë dhe mjedisin afarist. 

Paul Stubbs – sociolog dhe studiues në Institute of Economics, Zagreb, ku fokusohet në ekonominë politike të mirëqenies sociale, transferimin e politikave, lëvizjet shoqërore dhe rolin e Jugosllavisë socialiste në Lëvizjen e të Painkuadruarve. 

Andi Haxhiu – sociolog, me doktoraturë në Sociologji nga Universiteti i Edinburgh, dhe studiues i kombit, nacionalizmit, politikave të kujtesës, rolit të muzeve dhe trashëgimisë kulturore. 

Dritan Dragusha – filozof, autor dhe gazetar. Ka përfunduar studimet bachelor dhe master në filozofi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Është kolumnist në Sbunker dhe autor e moderator i emisionit kulturor Prizma në T7.

Programi

Gjatë gjashtë ditëve të Akademisë u trajtuan këto tema:

  • Historia moderne e Kosovës: Ndërhyrja ndërkombëtare dhe subjektiviteti shtetëror në rendin (e ri) botëror
  • Shteti, kombi dhe sovraniteti në rendin (e ri) botëror
  • Nga integrimi evropian te politikat publike
  • Definicionet dhe shkollat historike të ideologjive politike: Popullizmi dhe demokracia
  • Politika e diversitetit të dizajnuar në inteligjencën artificiale: simulimi, vlerësimi dhe ndryshimi i algoritmeve
  • Feminizmi: trajtim sociologjik dhe social i gjinisë
  • Ekonomia e Kujdesit dhe Rimendimi i Zhvillimit Ekonomik sipas Shkollës Feministe
  • Ideja e Evropës: nga vizioni filozofik te dinamikat e zgjerimit
  • 11 teza si prelud i një qasjeje kritike ndaj ekonomisë
  • Dimensionet transnacionale të ushtrimit të politikave sociale në Evropën Juglindore – kundërthëniet dhe kontestimet. 

Programi i këtij edicioni u pasurua gjithashtu me punëtori, diskutime, vizita studimore dhe projeksion filmi:

  • Punëtori: Demokracia përballë algoritmit: Gjenerata Z, mediat digjitale dhe besimi politik në Ballkanin Perëndimor, me Lura Pollozhani dhe Orgesa Arifi Berisha. 
  • Vizitë studimore në Shtërpcë: Hidrocentralet dhe zonat e mbrojtura, e udhëhequr dhe moderuar nga Helena Poučki. 
  • Vizitë dhe diskutim në Obiliq: mbi ndikimin e prodhimit të energjisë nga linjiti te komunitetet përreth Termocentraleve të KEK-ut, me Dardan Abazin. 
  • Diskutim: Mbi të majtën dhe të djathtën e Kosovës, me Edison Jakurtin dhe Alban Hashanin, i moderuar nga Visar Ymeri. 
  • Vizitë studimore: Monumentet, Kujtesa, Identiteti dhe Politika e Hapësirës, e udhëhequr nga Andi Haxhiu. 
  • Projeksioni i filmit Gloria! dhe diskutim me pjesëmarrësit, i moderuar nga Dritan Dragusha.

 

Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2026 është mbështetur nga: