Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2024

Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari në edicionin e saj të katërt u zhvillua nga 8 deri më 13 korrik 2024 në Hotel International (Prishtinë)

Ligjëruesit dhe Moderatorët

  • Fatos Lubonja, shkrimtar dhe studiues nga Shqipëria
  • Andi Haxhiu, studiues nga Kosova i specializuar në rolin e kujtesës kolektive dhe në teoritë e nacionalizmit
  • Shkodran Ramadani, politolog nga Kosova i specializuar në ideologjitë politike në Ballkan
  • Edison Jakurti, ekonomist nga Kosova dhe ligjërues në Lancaster University Leipzig (Gjermani)
  • Alban Hashani, ekonomist nga Kosova i specializuar në ekonominë e tranzicionit
  • Robert Muharremi, jurist nga Kosova dhe ligjërues i të drejtës ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Rochester Institute of Technology
  • Shpend Kursani, politolog nga Kosova dhe lektor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Johan Skytte Institute of Political Studies në University of Tartu (Estoni)
  • Rinora Gojani, eksperte nga Kosova e specializuar në politikat e mjedisit, energjinë e qëndrueshme dhe drejtësinë klimatike
  • Srgjan Vidoeski, ekspert nga Maqedonia e Veriut i specializuar në politika energjetike
  • Predrag Momčilović, studiues nga Serbia i specializuar në politikat e mjedisit, drejtësinë klimatike dhe tranzicionin energjetik
  • Mirishahe Syla është politologe nga Kosova e specializuar në studime të grave dhe gjinore
  • Marigonë Drevinja është juriste nga Kosova e fokusuar në fushën e barazisë gjinore dhe ekonomisë së përkujdesit
  • Ana Sladojević, teoriciene e artit, kuratore dhe studiuese nga Serbia e cila fokusohet në ndërlidhjen midis artit bashkëkohor, racës, politikës dhe kujtesës historike
  • Blert Morina & Uresa Ahmeti – aktivistë të komunitetit LGBTQI+ nga Kosova
  • Paul Stubbs, sociolog dhe studiues nga Britania e Madhe i specializuar në politika sociale në Evropën Juglindore
  • Edona Krasniqi, studiuese nga Kosova e specializuar në fushat e zhvillimit ekonomik dhe politikave publike
  • Artan Mustafa, studiues dhe ligjërues universitar nga Kosova i specializuar në politika sociale

Programi

Gjatë gjashtë ditëve të programit, Akademia trajtoj temat:

 

  • Histori sociale, mite dhe proceset e kombndërtimit në Ballkan,
  • Ideologjitë politike dhe debati majtë-djathtë në Kosovë e rajon,
  • Demokracia liberale, e drejta ndërkombëtare dhe laiciteti,
  • Politika mjedisore dhe transformimi drejt një ekonomie të drejtë dhe të qëndrueshme,
  • Ekonomia e kujdesit dhe barazia gjinore sipas shkollës feministe,
  • Racizmi dhe kolonialiteti në kontekstin post-jugosllav dhe europian lindor,
  • Politikat sociale dhe ekonomia progresive në Kosovë dhe rajon.

 

Programi u pasurua gjithashtu me:

 

  • Shfaqje dokumentarësh, si ‘Whose is this Song?’ – mbi përkatësinë kulturore në Ballkan, ‘Parrullat’ – një pasqyrë kinematografike mbi Shqipërinë totalitare, ‘Behemoth’, një reflektim mbi shkatërrimin ekologjik dhe pasojat shoqërore të industrializimit të shfrenuar dhe ‘Home’, dokumentar ambientalist i Luc Besson.
  • Debate dhe diskutime publike, përfshirë: ‘E Majta dhe E Djathta në Kosovë dhe Rajon‘ me ekspertë të politikës.
  • Workshop dhe aktivitete ndërvepruese: ‘Open Library‘ me aktivistë LGBTQI+
  • Prezantime kërkimore si ‘Who Cares?‘ mbi punën e papaguar të kujdesit në Kosovë
  • Punëtori mbi tranzicionin ekologjik, politikën sociale dhe zhvillimin progresiv

Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2024 u organizua me mbështetjen e