Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2023

Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari në edicionin e saj të tretë u mbajt nga 10 deri më 14 korrik 2023 në Hotel Nartel (Prishtinë)

Ligjëruesit dhe Moderatorët

  • Jean-Arnault Dérens, historian nga Franca dhe specialist i Ballkanit
  • Fatos Lubonja, shkrimtar dhe studiues nga Shqipëria
  • Ivan Čolović, etnolog dhe antropolog kulturor nga Serbia i specializuar në fushën e miteve politike, nacionalizmit dhe kulturës popullore në Ballkan
  • Andi Haxhiu, studiues nga Kosova i specializuar në rolin e kujtesës kolektive dhe në teoritë e nacionalizmit
  • Arlind Qori, politolog nga Shqipëria dhe ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Tiranës;
  • Adri Nurellari, politolog nga Shqipëria
  • Leart Kola, politolog nga Shqipëria
  • Predrag Momčilović, studiues nga Serbia i specializuar në politikat e mjedisit, drejtësinë klimatike dhe tranzicionin energjetik
  • Rinora Gojani, eksperte nga Kosova e specializuar në politikat e mjedisit, energjinë e qëndrueshme dhe drejtësinë klimatike
  • Granit Gashi, aktivist nga Kosova I sepcializuar në fushën e mjedisit dhe tranzicionit energjetik
  • Ermira Danaj, studiuese nga Shqipëria e specializuar në fushat e feminizmit dhe politikave gjinore
  • Ana Sladojević, teoriciene e artit, kuratore dhe studiuese nga Serbia e cila fokusohet në ndërlidhjen midis artit bashkëkohor, racës, politikës dhe kujtesës historike
  • Blert Morina & Uresa Ahmeti, aktivistë të komunitetit LGBTQI+ nga Kosova
  • Paul Stubbs, sociolog dhe studiues nga Britania e Madhe i specializuar në politika sociale në Evropën Juglindore
  • Edona Krasniqi, studiuese nga Kosova e specializuar në fushat e zhvillimit ekonomik dhe politikave publike
  • Artan Mustafa, studiues dhe ligjërues universitar nga Kosova i specializuar në politika sociale

Programi

Gjatë pesë ditëve, Akademia trajtoi temat:

 

  • Historia shoqërore e Kosovës, nacionalizmi dhe mitet kombëtare,
  • Ideologjitë politike dhe përplasjet e majtë-djathtë në kontekst rajonal,
  • Ekologjia politike, ‘degrowth’ dhe tranzicioni energjetik në Kosovë,
  • Feminizmi, barazia gjinore dhe racizmi në kontekst post-jugosllav,
  • Politikat sociale në Evropën Juglindore dhe modelet e shtetit të mirëqenies,
  • Teori progresive për zhvillimin ekonomik dhe rishpërndarjen e pasurisë në Kosovë.

 

Programi u pasurua gjithashtu me:

 

  • Shfaqje dokumentarësh dhe diskutime të hapura, si: ‘Whose is This Song?’ – mbi përkatësinë kulturore në Ballkan, ‘Parullat’ – një pasqyrë kinematografike mbi Shqipërinë totalitare, ‘Home’ – dokumentar ambientalist i prodhuar nga Luc Besson, ‘I Am Not Your Negro’, reflektim mbi racizmin institucional në SHBA
  • Debate dhe diskutime ideologjike, si: ‘E Majta dhe E Djathta në Kosovë dhe Rajon‘ me pjesëmarrje nga studiues dhe analistë politikë
  • Takime me komunitetin LGBTQI+, përmes aktivitetit ‘Open Library’ me aktivistë që diskutuan për të drejtat dhe gjithëpërfshirjen
  • Aktivitete kulturore dhe studimore, përfshirë: Punëtori mbi drejtësinë mjedisore & Analiza të dokumenteve historike dhe ligjërata ndërdisiplinare me theks rajonal.

Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2023 u organizua me mbështetjen e