Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2022

Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari në edicionin e saj të dytë u zhvillua nga 14 nëntor deri më 18 nëntor 2022 në Hotel Sirius (Prishtinë)

Ligjëruesit dhe Moderatorët

  • Jean-Arnault Dérens, historian nga Franca dhe specialist i Ballkanit;
  • Fatos Lubonja, shkrimtar dhe studiues nga Shqipëria;
  • Nathalie Clayer, studiuese nga Franca e specializuar në studimin e nacionalizmit dhe proceset e shtetformimit në hapësirat post-osmane, me fokus të veçantë në Shqipëri dhe Ballkanin Juglindor;
  • Bekim Baliqi, politolog nga Kosova dhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës;
  • Mikael Skou Andersen, ekspert i politikave mjedisore nga Universiteti Aarhus (Danimarkë);
  • Arlind Qori, politolog nga Shqipëria dhe ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Tiranës;
  • Ermira Danaj, studiuese nga Shqipëria e specializuar në fushat e feminizmit dhe politikave gjinore;
  • Adri Nurellari, politolog nga Shqipëria;
  • Leart Kola, politolog nga Shqipëria;
  • Jelena Savić, studiuese nga Serbia e specializuar në teorinë kritike racore;
  • Valon Murati, politolog nga Kosova dhe ligjërues në Kolegjin Ndërkombëtar Universum në Prishtinë;
  • Edona Krasniqi, studiuese nga Kosova e specializuar në fushat e zhvillimit ekonomik dhe politikave publike;
  • Artan Mustafa, studiues dhe ligjërues universitar nga Kosova i specializuar në politika sociale.

Programi

Gjatë pesë ditëve të Akademisë u trajtuan temat:

 

  • Kombi, Nacionalizmi, Etnia, Shtetësia dhe Qytetaria,
  • Mitet nacionale dhe definicionet e shtetësisë,
  • Ideologjitë politike dhe spektri politik,
  • Barazia, gjithëpërfshirja dhe teoritë feministe,
  • Racizmi dhe antiracizmi në Ballkanin Perëndimor,
  • Politikat publike dhe sociale, të drejtat e njeriut dhe ekonomia e mirëqenies.

 

Programi u pasurua gjithashtu me:

 

  • Shfaqje dokumentarësh të përzgjedhur si: ‘Parrullat‘ si një pasqyrë kinematografike mbi Shqipërinë totalitare, ‘Whose is This Song?’ mbi identitetet kombëtare në Ballkan, ‘Behemoth’ mbi shkatërrimin ekologjik dhe pasojat shoqërore të industrializimit të shfrenuar
  • Debate ideologjike dhe diskutime të hapura, përfshirë: Diskutimin ‘E Majta dhe E Djathta në Kosovë dhe në Rajon‘ — me pjesëmarrjen e analistëve dhe studiuesve të spektrit politik.
  • Takime dhe diskutime me përfaqësues të komunitetit LGBTQI, me fokus në : Promovimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes në shoqërinë kosovare dhe më gjerë
  • Aktivitete studimore dhe kulturore si:  Analiza e dokumenteve historike dhe ekspozitave të lidhura me trashëgiminë demokratike dhe sociale të rajonit & Punëtori interaktive për zhvillimin e aftësive avokuese dhe të mendimit kritik.
  •  
  •  

Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2022 u organizua me mbështetjen e