Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2025

Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari në edicionin e saj të pestë u mbajt nga 8 deri më 13 shtator 2025 në Mercure Prishtina City (Prishtinë).

Ligjëruesit dhe Moderatorët

  • Vjosa Musliu – profesoreshë e asociuar e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në VUB (Belgjikë)
  • Andi Haxhiu – sociolog dhe studiues i nacionalizmit në Universitetin e Edinburghut (Skoci)
  • Alban Bokshi – filozof dhe analist politik
  • Maria Todorova – historiane, profesoreshë emeritus e historisë në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign (SHBA) dhe anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave
  • Mirishahe Syla – hulumtuese e çështjeve gjinore dhe ekonomisë feministe
  • Drenusha Canolli – sociologe dhe hulumtuese e politikave sociale
  • Umut Özkırımlı – Kërkues Shkencor i Lartë në IBEI (Institut Barcelona d’Estudis Internacionals) dhe profesor në Blanquerna – Universiteti Ramon Llull (Spanjë)
  • Edison Jakurti – ekonomist nga Kosova dhe ligjërues në Lancaster University Leipzig (Gjermani)
  • Edona Krasniqi – studiuese nga Kosova e specializuar në fushat e zhvillimit ekonomik dhe politikave publike
  • Branko Milanović – ekonomist dhe profesor kërkues në Graduate Center të City University of New York (SHBA) dhe profesor vizitor në Institute for International Inequalities në London School of Economics (Britani e Madhe).
  • Helena Poučki – aktiviste dhe eksperte e drejtësisë mjedisore
  • Dardan Abazi – ekspert i politikave energjetike dhe klimatike
  • Paul Stubbs – sociolog dhe studiues në Institutin e Ekonomisë në Zagreb (Kroaci)
  • Artan Mustafa – studiues dhe ligjërues universitar në politika sociale, zhvillimin e qëndrueshëm social dhe bazën sociale të politikës

Programi

Gjatë gjashtë ditëve të Akademisë u trajtuan temat:

 

  • Historia moderne e Kosovës, ndërhyrja ndërkombëtare dhe subjektiviteti shtetëror
  • Kombi, etnia, etnosimbolizmi dhe proceset e kombndërtimit
  • Ideologjitë politike, populizmi dhe kritika e diskursit të ballkanizmit
  • Barazia gjinore, ekonomia feministe dhe puna e papaguar e kujdesit;
  • Imagjinarja progresive, wokizmi dhe politikat identitare
  • Ekonomia e mirëqenies, pabarazitë globale dhe rishpërndarja
  • Drejtësia mjedisore, tranzicioni energjetik dhe politikat klimatike
  • Politikat sociale dhe publike në Kosovë dhe Evropën Juglindore

 

Programi u pasurua gjithashtu me: 

 

  • Shfaqje filmash dhe dokumentarësh të përzgjedhur, si: ‘No Man’s Land’ mbi absurditetin e luftës, ‘The Economics of Happiness’ mbi pasojat sociale, mjedisore dhe shpirtërore të globalizimit ekonomik
  • Punëtori tematike dhe prezantime kërkimore: Punëtori mbi aspektet e veçanta të rishpërndarjes së pasurisë dhe logjikës ekonomike prapa shtetit te mirëqenies & ‘Who Cares? Unpaid Care Work in Kosovo‘ mbi punën e papaguar të kujdesit
  • Vizita studimore në terren në zonat e prekura nga hidrocentralet dhe termocentralet e KEK-ut, me fokus në pabarazinë mjedisore dhe tranzicionin energjetik: Hidrocentralet dhe zonat e mbrojtura (Shtërpcë) -mbi rritjen e problemeve mjedisore dhe ndikimin e tyre te komunitetet e prekura & Termocentralet e KEK-ut (Plementin dhe Obiliq) – mbi pabarazinë mjedisore dhe mënyrën se si komunitetet joshumicë përthithin pjesën më të madhe të ndotjes së shkaktuar nga përpunimi i linjitit në termocentrale

Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2025 u organizua me mbështetjen e