Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2024

















































Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari në edicionin e saj të katërt u zhvillua nga 8 deri më 13 korrik 2024 në Hotel International (Prishtinë)
Ligjëruesit dhe Moderatorët
- Fatos Lubonja, shkrimtar dhe studiues nga Shqipëria
- Andi Haxhiu, studiues nga Kosova i specializuar në rolin e kujtesës kolektive dhe në teoritë e nacionalizmit
- Shkodran Ramadani, politolog nga Kosova i specializuar në ideologjitë politike në Ballkan
- Edison Jakurti, ekonomist nga Kosova dhe ligjërues në Lancaster University Leipzig (Gjermani)
- Alban Hashani, ekonomist nga Kosova i specializuar në ekonominë e tranzicionit
- Robert Muharremi, jurist nga Kosova dhe ligjërues i të drejtës ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Rochester Institute of Technology
- Shpend Kursani, politolog nga Kosova dhe lektor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Johan Skytte Institute of Political Studies në University of Tartu (Estoni)
- Rinora Gojani, eksperte nga Kosova e specializuar në politikat e mjedisit, energjinë e qëndrueshme dhe drejtësinë klimatike
- Srgjan Vidoeski, ekspert nga Maqedonia e Veriut i specializuar në politika energjetike
- Predrag Momčilović, studiues nga Serbia i specializuar në politikat e mjedisit, drejtësinë klimatike dhe tranzicionin energjetik
- Mirishahe Syla është politologe nga Kosova e specializuar në studime të grave dhe gjinore
- Marigonë Drevinja është juriste nga Kosova e fokusuar në fushën e barazisë gjinore dhe ekonomisë së përkujdesit
- Ana Sladojević, teoriciene e artit, kuratore dhe studiuese nga Serbia e cila fokusohet në ndërlidhjen midis artit bashkëkohor, racës, politikës dhe kujtesës historike
- Blert Morina & Uresa Ahmeti – aktivistë të komunitetit LGBTQI+ nga Kosova
- Paul Stubbs, sociolog dhe studiues nga Britania e Madhe i specializuar në politika sociale në Evropën Juglindore
- Edona Krasniqi, studiuese nga Kosova e specializuar në fushat e zhvillimit ekonomik dhe politikave publike
- Artan Mustafa, studiues dhe ligjërues universitar nga Kosova i specializuar në politika sociale
Programi
Gjatë gjashtë ditëve të programit, Akademia trajtoj temat:
- Histori sociale, mite dhe proceset e kombndërtimit në Ballkan,
- Ideologjitë politike dhe debati majtë-djathtë në Kosovë e rajon,
- Demokracia liberale, e drejta ndërkombëtare dhe laiciteti,
- Politika mjedisore dhe transformimi drejt një ekonomie të drejtë dhe të qëndrueshme,
- Ekonomia e kujdesit dhe barazia gjinore sipas shkollës feministe,
- Racizmi dhe kolonialiteti në kontekstin post-jugosllav dhe europian lindor,
- Politikat sociale dhe ekonomia progresive në Kosovë dhe rajon.
Programi u pasurua gjithashtu me:
- Shfaqje dokumentarësh, si ‘Whose is this Song?’ – mbi përkatësinë kulturore në Ballkan, ‘Parrullat’ – një pasqyrë kinematografike mbi Shqipërinë totalitare, ‘Behemoth’, një reflektim mbi shkatërrimin ekologjik dhe pasojat shoqërore të industrializimit të shfrenuar dhe ‘Home’, dokumentar ambientalist i Luc Besson.
- Debate dhe diskutime publike, përfshirë: ‘E Majta dhe E Djathta në Kosovë dhe Rajon‘ me ekspertë të politikës.
- Workshop dhe aktivitete ndërvepruese: ‘Open Library‘ me aktivistë LGBTQI+
- Prezantime kërkimore si ‘Who Cares?‘ mbi punën e papaguar të kujdesit në Kosovë
- Punëtori mbi tranzicionin ekologjik, politikën sociale dhe zhvillimin progresiv
Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2024 u organizua me mbështetjen e