Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2022

























Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari në edicionin e saj të dytë u zhvillua nga 14 nëntor deri më 18 nëntor 2022 në Hotel Sirius (Prishtinë)
Ligjëruesit dhe Moderatorët
- Jean-Arnault Dérens, historian nga Franca dhe specialist i Ballkanit;
- Fatos Lubonja, shkrimtar dhe studiues nga Shqipëria;
- Nathalie Clayer, studiuese nga Franca e specializuar në studimin e nacionalizmit dhe proceset e shtetformimit në hapësirat post-osmane, me fokus të veçantë në Shqipëri dhe Ballkanin Juglindor;
- Bekim Baliqi, politolog nga Kosova dhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës;
- Mikael Skou Andersen, ekspert i politikave mjedisore nga Universiteti Aarhus (Danimarkë);
- Arlind Qori, politolog nga Shqipëria dhe ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Tiranës;
- Ermira Danaj, studiuese nga Shqipëria e specializuar në fushat e feminizmit dhe politikave gjinore;
- Adri Nurellari, politolog nga Shqipëria;
- Leart Kola, politolog nga Shqipëria;
- Jelena Savić, studiuese nga Serbia e specializuar në teorinë kritike racore;
- Valon Murati, politolog nga Kosova dhe ligjërues në Kolegjin Ndërkombëtar Universum në Prishtinë;
- Edona Krasniqi, studiuese nga Kosova e specializuar në fushat e zhvillimit ekonomik dhe politikave publike;
- Artan Mustafa, studiues dhe ligjërues universitar nga Kosova i specializuar në politika sociale.
Programi
Gjatë pesë ditëve të Akademisë u trajtuan temat:
- Kombi, Nacionalizmi, Etnia, Shtetësia dhe Qytetaria,
- Mitet nacionale dhe definicionet e shtetësisë,
- Ideologjitë politike dhe spektri politik,
- Barazia, gjithëpërfshirja dhe teoritë feministe,
- Racizmi dhe antiracizmi në Ballkanin Perëndimor,
- Politikat publike dhe sociale, të drejtat e njeriut dhe ekonomia e mirëqenies.
Programi u pasurua gjithashtu me:
- Shfaqje dokumentarësh të përzgjedhur si: ‘Parrullat‘ si një pasqyrë kinematografike mbi Shqipërinë totalitare, ‘Whose is This Song?’ mbi identitetet kombëtare në Ballkan, ‘Behemoth’ mbi shkatërrimin ekologjik dhe pasojat shoqërore të industrializimit të shfrenuar
- Debate ideologjike dhe diskutime të hapura, përfshirë: Diskutimin ‘E Majta dhe E Djathta në Kosovë dhe në Rajon‘ — me pjesëmarrjen e analistëve dhe studiuesve të spektrit politik.
- Takime dhe diskutime me përfaqësues të komunitetit LGBTQI, me fokus në : Promovimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes në shoqërinë kosovare dhe më gjerë
- Aktivitete studimore dhe kulturore si: Analiza e dokumenteve historike dhe ekspozitave të lidhura me trashëgiminë demokratike dhe sociale të rajonit & Punëtori interaktive për zhvillimin e aftësive avokuese dhe të mendimit kritik.
Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2022 u organizua me mbështetjen e