Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2021

Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari u mbajt për herë të parë nga 27 shtatori deri më 1 tetor 2021 në Hotel Nartel (Prishtinë)

Ligjëruesit dhe Moderatorët

  • Jean-Arnault Dérens, historian nga Franca dhe specialist i Ballkanit;
  • Fatos Lubonja, shkrimtar dhe studiues nga Shqipëria;
  • Adri Nurellari, politolog nga Shqipëria;
  • Gëzim Krasniqi, politolog nga Kosova dhe ligjërues në Universitetin e Edinburgut (Skoci) ;
  • Filip Ballunoviq, politolog nga Serbia dhe bashkëpunëtor kërkimor në Institutin për Filozofi dhe Teori Sociale të Universitetit të Beogradit;
  • Dritan Dragusha, filozof nga Kosova;
  • Agon Maliqi, analist politik nga Kosova dhe studiues i Politikave të Zhvillimit Ndërkombëtar;
  • Meliza Krasniqi, studiuese e letërsisë shqipe nga Kosova e specializuar mbi krijimtarinë letrare të Musine Kokalarit;​
  • Gëzim Selaci, sociolog nga Kosova dhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës;
  • Ermira Danaj, studiuese nga Shqipëria e specializuar në fushat e feminizmit dhe politikave gjinore;
  • Artan Mustafa, studiues dhe ligjërues universitar nga Kosova i specializuar në politika sociale.

Programi

Përgjatë pesë ditëve të Akademisë u trajtuan temat:

  • Historia Shoqërore dhe ndërtimi i kombeve
  • Nacionalizmi, shtetësia dhe qytetaria
  • Ideologjitë politike dhe spektri politik
  • Liria e shprehjes, liria e besimit dhe laicizmi
  • Feminizmi dhe teoria e ndërthurjes
  • Politikat publike, sindikalizmi dhe të drejtat e punëtorëve

Programi u pasurua me:

  • Shfaqje filmash dhe dokumentarësh si “Parrullat”, “Whose is this Song?” dhe “Behemoth”, të shoqëruara me diskutime
  • Aktivitete kulturore dhe studimore, përfshirë ekspozitën e dokumenteve autentike të Musine Kokalarit

Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2021 u organizua me mbështetjen e