Rreth Nesh
Misioni Ynë
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari është një institut i pavarur hulumtues në Kosovë, që promovon vlerat demokratike dhe sociale përmes politikave progresive. Synimi ynë është të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse, që përqafon diversitetin, forcon kohezionin shoqëror dhe mbështet vlerat qytetare të përbashkëta për të gjithë.
Puna jonë fokusohet në avancimin e të drejtave të grave dhe punëtorëve, shpërndarjen e drejtë të pasurisë, qeverisjen e mirë, të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, drejtësinë mjedisore dhe bashkëpunimin rajonal.
Ne besojmë se këto vlera përputhen me idealet më të gjera evropiane dhe kërkojnë përpjekje të përbashkëta rajonale për t’i adresuar sfidat e përbashkëta.
Përmes konferencave, kërkimeve dhe publikimeve, ne fuqizojmë organizatat progresive, sindikatat dhe shoqërinë civile, që të forcojnë zërin e tyre dhe të avokojnë për ndryshim demokratik. Ne mbështesim një qasje nga poshtë-lart dhe promovojmë rrjete më të forta rajonale për një debat publik më efektiv dhe të informuar.
Vizioni Jonë
Tranzicioni i Kosovës duhet të shpie drejt një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, e jo të shërbejë si qëllim në vetvete. Ne fokusohemi në forcimin e qytetarisë politike dhe barazisë shoqërore duke nxitur angazhimin qytetar, sfiduar ndarjet etnike dhe adresuar pabarazitë ekonomike e shoqërore. Përmes kërkimit, avokimit dhe dialogut, ne punojmë për një shoqëri demokratike të ndërtuar mbi drejtësinë, solidaritetin dhe mundësitë e barabarta për të gjithë.
Raportet dhe Dokumentet Vjetore
Mbështetësit dhe Donatorët






Partnerët dhe Rrjetet





