Në kuadër të aktivitetit Sesione të Avokimit me Asambleistë dhe Parti Politike, më 30 shtator 2025, në rajonin e Anamoravës, Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari organizoi punëtorin me temën: “Avokim dhe Angazhim Politik”.
Në këtë punëtori morën pjesë kandidatët për asamble dhe asambleistë nga komuniteteti serb nga komunat e Kllokotit, Parteshit dhe Ranillugut.
Ligjërues ishin Fisnik Rexhepi i cili prezantoi kornizën ligjore dhe kompetencat e asambleistëve, si dhe Senad Sabovic i cili foli për rëndësinë e komunikimit me qytetarët dhe përdorimin e rrjeteve sociale për fushatë dhe angazhim publik.
Përveç sesioneve ligjëruese, pjesëmarrësit zhvilluan edhe ushtrime praktike dhe diskutime në grupe, ku shkëmbyen përvoja, analizuan sfidat konkrete të përfaqësimit dhe komunikimit, si dhe propozuan mënyra më efektive të angazhimit me qytetarët. Ushtrimet u fokusuan në forcimin e aftësive për komunikim publik dhe përdorimin e kanaleve digjitale për të rritur transparencën dhe besimin e publikut.
Qëllimi i organizimit të kësaj punëtorie ishte zhvillimi i aftësive të komunikimit, empatisë dhe planifikimit bashkëpunues tek asambleistët dhe grupet e ndryshme etnike.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Nxitja e Dialogut Politik mbi Kohezionin Ndëretnik dhe Social”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe i implementuar nga Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari.





