Bashkëpunimi rajonal në qendër të veprimit për drejtësi sociale dhe punë të denjë – Instituti Musine Kokalari në #EDI2025

Përfaqësues të Institutit për Politika Sociale Musine Kokalari morën pjesë në edicionin e tretë të Konventës për Demokracinë Aktive (Engaged Democracy Convention), e cila u mbajt këtë vit në Shkup, nga 21 deri më 23 maj 2025, me temën “Angazhohu, Frymëzo, Fuqizo!” (Engage, Inspire, Empower).

Gjatë tri ditëve me debate, punëtori dhe rrjetëzim, aktivistë, gazetarë, studiues, artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga i gjithë Ballkani Perëndimor trajtuan tema nga:

mjedisi

hapësira publike

mediat

puna e denjë dhe të drejtat qytetare

…si dhe temat emergjente:

shëndeti mendor

siguria digjitale

dhe fuqizimi i lëvizjeve anti-gjinore

Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit Musine Kokalari, bashkëmoderoi punëtorinë tematike mbi punën e denjë, ku u diskutua për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve në një kontekst të përkeqësuar ekonomik dhe social.

Konventa dëshmoi edhe një herë se demokracia ndërtohet së bashku – përmes shkëmbimit të ideve, solidaritetit ndërkufitar dhe vullnetit për të krijuar një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

#EDI2025025 #EngagedDemocracyInitiative #EngagedBalkans #EDICitizensWB #shoqëriacivile #BallkaniPerëndimor #BashkëpunimiRajonal #IPSMusineKokalari #Solidaritet #DrejtësiaSociale #Punaedenjë