Nxitja e Dialogut Politik mbi Kohezionin Ndëretnik dhe Social

Projekti synon të përmirësojë proceset demokratike dhe të fuqizojë komunitetet e margjinalizuara në Kosovë, duke u përqendruar veçanërisht te të rinjtë dhe komuniteti serb. Përmes anketave gjithëpërfshirëse dhe grupeve të fokusit, ne do të mbledhim të dhëna sasiore dhe cilësore mbi perceptimet në lidhje me bashkëpunimin dhe bashkëjetesën ndëretnike. Duke kryer dy anketa gjysmëvjetore dhe duke organizuar katër grupe fokusi, projekti do të gjenerojë raporte të detajuara që nxjerrin në pah fushat kryesore për ndërhyrje në politika dhe programe komunitare, të shoqëruara nga 20 infografikë. Këto përpjekje synojnë të nxisin mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë midis grupeve të ndryshme etnike, veçanërisht të rinjve, përmes dy punëtorive mbi zgjidhjen e konflikteve dhe dy dialogëve komunitar.

Financuar nga: Fondi Kombëtar për Demokraci NED

Vitet: 2024-2025