Le Monde diplomatique – Në gjuhën shqipe

Si pjesë e një rrjeti prej tridhjetë e një partnerësh botues në mbarë botën, *Le Monde diplomatique* në gjuhën shqipe e nisi botimin e tij të parë të shtypur në shtator të vitit 2019. Me një tirazh prej 1500 kopjesh, gazeta u shpërnda në qytetet kryesore të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë.

Botimi i dytë doli në tetor 2019; i treti ishte botimi për nëntor-dhjetor 2019; i katërti në janar 2020; i pesti në shkurt 2020; i gjashti në mars 2020; i shtati në prill 2020; dhe i teti në maj 2020.

Që nga fillimi i këtij projekti, Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka krijuar një partneritet me Institutin e Studimeve Sociale dhe Njerëzore në Tiranë, Shqipëri, i cili mbetet partneri kryesor në këtë projekt.

Janë hartuar dhe botuar më shumë se 140 artikuj të zhanreve të ndryshme (tekste kërkimore, raporte, intervista, editoriale, etj.). Prej tyre, më shumë se 100 janë tekste të përkthyera, ndërsa 40 janë artikuj të prodhuar nga vetë ekipi.

Kemi trajtuar tema që lidhen me Kosovën, Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, por edhe me rajone të tjera të botës, si: homoseksualiteti, gjeopolitika, diplomacia, marrëdhëniet tregtare, tregtia elektronike, Covid-19, arsimi, shëndetësia, feja, çështjet gjinore, antirasizmi, të drejtat e punëtorëve, të drejtat e pakicave, diskriminimi ndaj komunitetit rom, shumëgjuhësia, autokracia, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, demografia, ekologjia, urbanistika, antifashizmi, media, filozofia, psikologjia, delikuenca, kinematografia dhe letërsia.

Në aspektin gjeografik, temat e trajtuara kanë mbuluar një gamë të gjerë vendesh, duke përfshirë: Senegalin, Brazilin, Sudanin, Algjerinë, Rusinë, SHBA-në, Britaninë e Madhe, Zvicrën, Francën, Turqinë, Kanadanë, Argjentinën, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën, Bosnjën, Kroacinë dhe Afrikën e Jugut. Oqeania dhe Izraeli. Shumë tekste të “Le Monde Diplomatique – Albanian“ janë ribotuar në media vendore dhe rajonale.

Financuar nga: Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, Kosovë, 2019