Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2021



















Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari u mbajt për herë të parë nga 27 shtatori deri më 1 tetor 2021 në Hotel Nartel (Prishtinë)
Ligjëruesit dhe Moderatorët
- Jean-Arnault Dérens, historian nga Franca dhe specialist i Ballkanit
- Fatos Lubonja, shkrimtar dhe studiues nga Shqipëria
- Adri Nurellari, politolog nga Shqipëria
- Gëzim Krasniqi, politolog nga Kosova dhe ligjërues në Universitetin e Edinburgut (Skoci)
- Filip Ballunoviq, politolog nga Serbia dhe bashkëpunëtor kërkimor në Institutin për Filozofi dhe Teori Sociale të Universitetit të Beogradit
- Dritan Dragusha, filozof nga Kosova
- Agon Maliqi, analist politik nga Kosova dhe studiues i Politikave të Zhvillimit Ndërkombëtar
- Meliza Krasniqi, studiuese e letërsisë shqipe nga Kosova e specializuar mbi krijimtarinë letrare të Musine Kokalarit;
- Gëzim Selaci, sociolog nga Kosova dhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës
- Ermira Danaj, studiuese nga Shqipëria e specializuar në fushat e feminizmit dhe politikave gjinore
- Artan Mustafa, studiues dhe ligjërues universitar nga Kosova i specializuar në politika sociale
Programi
Përgjatë pesë ditëve të Akademisë u trajtuan temat:
- Historia Shoqërore dhe ndërtimi i kombeve
- Nacionalizmi, shtetësia dhe qytetaria
- Ideologjitë politike dhe spektri politik
- Liria e shprehjes, liria e besimit dhe laicizmi
- Feminizmi dhe teoria e ndërthurjes
- Politikat publike, sindikalizmi dhe të drejtat e punëtorëve
Programi u pasurua me:
- Shfaqje dokumentarësh të përzgjedhur si: ‘Parrullat‘ si një pasqyrë kinematografike mbi Shqipërinë totalitare, ‘Whose is This Song?’ mbi identitetet kombëtare në Ballkan, ‘Behemoth’ mbi shkatërrimin ekologjik dhe pasojat shoqërore të industrializimit të shfrenuar
- Aktivitete kulturore dhe studimore, përfshirë ekspozitën e dokumenteve autentike të Musine Kokalarit
Akademia për Politika Publike dhe Sociale Musine Kokalari 2021 u organizua me mbështetjen e