THIRRJE PËR APLIKIM – Akademia për Politika Publike dhe Sociale

THIRRJE PËR APLIKIM

BËHU PJESË E GJENERATËS SË DYTË

AKADEMIA PËR POLITIKA PUBLIKE DHE SOCIALE

14-18 NËNTOR 2022

Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari hap thirrjen për aplikime për Akademinë e Politikave Publike dhe Sociale, e cila do të mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë (Kosovë) nga 14 nëntor deri më 18 nëntor 2022.

Përgjatë një jave do të keni mundësinë t’i ndjekni modulet nga ligjërues, studiues, specialistë dhe pedagogë të shquar nga Kosova, rajoni, si dhe nga vendet e BE-s. 

Programi i Akademisë për Politika Publike dhe Sociale mishëron ligjerata teorike dhe formim praktik, të shoqëruara me diskutime kolektive, punëtori për tema të caktuara, aktivitete sociale dhe kulturore.

Programi i Akademisë përmban module mbi temat:

  • Kombi, nacionalizmi, etnia, shtetësia dhe qytetaria  
  • Mitet kombëtare dhe definicionet e shtetësisë
  • Ideologjitë politike 
  • Barazia dhe gjithëpërfshirja
  • Politikat publike, sociale dhe mjedisore

Qëllimi i përgjithshëm i Akademisë është edukimi i të rinjëve me ide progresive mbi vlerat shoqërore, si drejtësia sociale, anti-diskriminimi, qytetaria, liria e shprehjes, barazia gjinore, anti-racizmi, të drejtat e punëtorëve etj.

Akademia për Politika Publike dhe Sociale organizohet me mbështetjen e “Olof Palme International Center”.

Të gjitha shpenzimet në lidhje me pjesëmarrjen në Akademi do të mbulohen nga Instituti Musine Kokalari, duke përfshirë udhëtimin e pjesëmarrësve, përkthimin në gjuhën shqipe dhe serbe, ushqimin dhe pijet.

Njoha e gjuhës angleze është përparësi.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Për Akademinë do të përzgjedhen 30 pjesëmarrës. Inkurajohet aplikimi i vajzave dhe grave, si dhe aplikantë nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë.

Mund të aplikosh në Akademi nëse:

  • Je 18-25 vjeçar/e ;
  • Je duke studiuar apo ke diplomuar n njrn nga kto fusha: politikë, sociologji, filozofi, ekonomi, juridik, gazetari e fusha të tjera të ngjajshme q ndrlidhen me politika publike dhe sociale;
  • Ke njohuri bazike dhe interesim n çshtje publike dhe politike.

Ju ftojmë të dërgoni dokumentet për aplikim:

  • CV
  • Letër motivuese

PËRZGJEDHJA

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve përbëhet prej dy fazave. Gjatë fazës së parë do të bëhet një përzgjedhje në bazë të CV dhe letrës motivuese. Kandidatët e parakualifikuar do të ftohen në intervistë.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur dhe të cilët e ndjekin Akademinë në tërësi do të marrin çertifikatën e pjesëmarrjes.

AFATI PËR APLIKIM

Dërgo dokumentet për aplikim, përmes email-it: [email protected], nga data 9 shtator 2022 deri më 15 tetor 2022 në mesnatë.



Leave a Reply