Setting the Ground
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” me mbështetjen e Olof Palme International Center ka realizuar projektin: “Setting the Ground”.
Në kuadër të këtij projekti është realizuar një studim cilësor mbi nivelin e kuptimit të vlerave bazë nga qytetarët e Republikës së Kosovës, si liria, barazia (shoqërore, etnike, qytetare, politike, ekonomike, sociale), drejtësia, solidariteti dhe gjithëpërfshirja. Përmes këtij studimi synohet të kuptohet më shumë rreth perceptimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve të Kosovës mbi rolin e shtetit dhe raportin e ndërtuar apo dëshiruar me individët e tjerë dhe shoqërinë.
Për qëllimin e këtij studimit janë realizuar gjithsej 11 grupe të fokusuara të diskutimit, me një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve (96) dhe me një mesatare prej 8 pjesëmarrësve për takim. Studimi përfshiu qytetarët nga komunat e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës së Jugut, Klinës, Fushë Kosovës dhe Mitrovicës së Veriut.
Raporti përfundimtar publikohet në fund të muajit mars.