- September 6, 2022
- Posted by: marigone
- Category: Balline, Uncategorized @sq
RUAJE DATËN -> 25 TETOR 2022
Publikimi i raportit hulumtues “Who Cares” mbi punën e papaguar në Kosovë
IPS Musine Kokalari njofton të gjitha organizatat e shoqërisë civile vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësuesit e institucioneve publike, si dhe të gjithë personat që janë të interesuar në lëminë e punës, atë të drejtave dhe politikave sociale e familjare, në barazinë gjinore, shëndetësinë dhe ekonominë që më datë 25 tetor 2022 do të publikohet, për herë të parë në Kosovë, një hulumtim sasior dhe cilësor për punën e papaguar.
Hulumtimi synon paraqitjen e të dhënave statistikore mbi kohën që qytetarët e Kosovës e kalojnë duke bërë punë të papaguar, e cila përfshinë kujdesin ndaj shtëpisë, fëmijëve, të moshuarve dhe personave me nevojë të shtuar kujdesi. Po ashtu, nëpërmjet diskutimeve në fokus grupe synon ofrimin e një analize mbi perceptimet e qytetarëve lidhur me punën e papaguar, apo punën e kujdesit.
Lidhur me vendin dhe kohën e publikimit të këtij raporti hulumtues do të njoftojmë gjatë javëve në vijim.