Publikohet numri i gjashtë: Mbikëqyrësi Social – Angazhimi i Institucioneve për Politika Sociale

Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari ka publikuar raportin e ri për tremujorin e dytë të 2022 “Mbikëqyrësi Social – Angazhimi i Institucioneve për Politika Sociale”.

Hulumtuesit tanë kanë monitoruar nëntë (9) seanca parlamentare dhe tridhjetë (30) mbledhje të komisioneve parlamentare bazuar në këto parime: Edukim dhe trajnim për tregun e punës; Mundësi të barabarta; Dialogu social dhe përfshirja e punëtorëve; Mbështetje për të papunët; Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara; Barazia gjinore; Siguria në punë; Kujdesi dhe mbështetja për fëmijët; Të ardhurat dhe pensionet e pleqërisë; Qasja në shërbimet thelbësore.

Gjatë këtij tremujori, në seancat parlamentare deputetët kanë ngritur 47 herë çështje nga fusha sociale, duke përfshirë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe çështjet që janë lidhur me projektligje të caktuara. “Qasja në shërbimet thelbësore”, “Dialogu social dhe përfshirja e punëtorëve” kanë qenë parimet që janë diskutuar më së shumti, ndërsa çështjet që janë lidhur me parimin “Barazia gjinore” dhe “Mbështetja për të papunët” janë ngritur vëtëm nga një (1) herë.

Dhjetë parimet nga ShEDS janë diskutuar 35 herë në gjithsej 30 mbledhje të pesë komisioneve parlamentare të monitoruara. Më së shumti janë ngritur çështje që lidhen me parimet: “Dialogu social dhe përfshirja e punëtorëve”, si dhe “Të ardhurat dhe pensionet e pleqërisë”.

Për hulumtimin e plotë, shkarko publikimin këtu:  

Ky projekt mundësohet dhe përkrahet nga Olof Palme Center.

19 korrik 2022



Leave a Reply