Publikim i ri: “Një pagë jetese për punëtorët në Kosovë”

Shkurar nga ekonomisti Edison Jakurti, hulumtimi “Një pagë jetese për punëtorët në Kosovë: Përpjekja për një jetesë bazike por të dinjitetshme” ofron vlerësimet e para të pagës së jetesës në Kosovë. Paga e jetesës siguron që punëtorët dhe familjet e tyre mund të përballojnë një jetë elementare, por të denjë.

Duke përdorur metodologjinë e Anker dhe Anker (2017), studimi vlerëson:

-Për një familje me katër anëtarë: 1,295 € bruto (1,152 € neto), duke filluar nga 1,224 € bruto (1,091 € neto) në zonat rurale deri në 1,394 € bruto (1,236 € neto) në zonat urbane.

-Për një të rritur beqar: 816 € bruto (720 € neto), me variacione nga 762 € bruto (674 € neto) në 880 € bruto (775 € neto).

Gjetjet zbulojnë një hendek të rëndësishëm midis pagave minimale aktuale dhe pagës së vlerësuar të jetesës, duke theksuar se shumë punëtorë me pagë minimale luftojnë për të mbuluar nevojat bazë. Pavarësisht rritjeve të propozuara, paga e re minimale do të jetë ende e ulët për një pagë jetese.

Vështrimet kryesore përfshijnë:

-Vetëm 20% e pagave plotësojnë standardin e pagës së jetesës.

-Pabarazia në paga është e dukshme, veçanërisht në administratën publike.

-Pagat e burrave janë më afër pagës së jetesës në krahasim me pagat e grave.

-Vetëm tre sektorë ekonomikë plotësojnë pagën e jetesës për të dyja gjinitë: “Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar”, “Informacion dhe komunikim” dhe “Veprimtaritë e organizatave dhe organeve ekstraterritoriale”.

Studimi kërkon veprim urgjent nga qeveria, bizneset, sindikatat dhe OJQ-të për të adresuar këto boshllëqe dhe për të punuar drejt zhdukjes së varfërisë së punës në Kosovë.

Për më shumë lexoni raportin e plotë:

29 maj 2024



Leave a Reply