Përfundoi Akademia për Politika Publike dhe Sociale

Rreth tridhjetë të rinj me përkatësi të ndryshme sociale, profesionale, gjinore, etnike – të gjithë premtues për të përhapur mendime e qëndrime progresive dhe vlerore në hapësirën publike.

Përgjatë pesë ditëve, ato/a ndoqën dhe u përfshin në më se dhjetë ligjërata dhe punëtori, me pedagogë, specialistë e aktivistë nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Franca, Danimarka etj., në fushat e historisë shoqërore, kombit, nacionalizmit e qytetarisë, mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, ideologjive politike, barazisë shoqërore dhe gjithëpërfshirjes, të drejtave të njeriut dhe ato socio-ekonomike, si dhe politikave publike e sociale.

Iu shprehim mirënjohje dhe falenderim të gjithë ligjëruesve për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre. Falenderim të veçantë për pjesëmarrësit, për angazhimin e tyre, diskutimet përmbajtësore dhe interesimin e shprehur.

E organizuar çdo vit nga Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari me mbështetjen e “Olof Palme International Center”, Akademia për Politika Sociale dhe Publike mishëron një edukim teorik dhe formim praktik me ide progresive mbi vlerat shoqërore.

18 Nëntor 2022



Leave a Reply