Partitë politike në Kosovë larg zbatimit të standardit të barazisë gjinore

Edhe në këto zgjedhje, përfaqësimi i barabartë gjinor në listat për kandidatë për deputetë nga Partitë Politike në Kosovë, po mbetet vetëm në nivelin e dëshirës. Listat të cilat u dorëzuan mbrëmjen e të së shtunës tregojnë që shumica e partive politike janë kujdesur që të respektojnë pragun minimal i cili është i vendosur taksativisht në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme e jo duke e vendosur në zbatim Ligjin nr. Nr. 05/L -020 për Barazi Gjinore.

Për Institutin për Politika Sociale « Musine Kokalari », mos-respektimi i legjislacionit që e favorizon barazinë gjinore, tregon se partitë – cilado qoftë ajo që do ta marrë besimin për ta udhëhequr vendin, nuk do t’i vendosë gratë në mënyrë të barabartë edhe në qeverisje. Kjo praktike tregon edhe nivelin e seriozitetit të premtimeve që në legjislaturën e fundit u bënë për zbatimin e barazisë gjinore në të gjitha propozimet dhe funksionet publike në Kosovë.

Tabela e mëposhtme tregon numrin e përgjithshëm të kandidatëve, numrin e propozuar të burrave dhe të grave, dhe përfaqësimi i të dy gjinive i shprehur në përqindje.

Subjekti politikNr. total i kandidatëveBURRAGRA%
LVV 110694137%
PDK110773330%
LDK110773330%
AAK110763431%

Tabela është përpiluar në bazë të njoftimeve në rrjetet sociale nga Partitë Politike, dhe ajo nuk përfshin partitë politike të tjera, meqenëse nuk i kanë publikuar.

Në këto zgjedhje Instituti për Politika Sociale, do ta monitorjë nga afër procesin zgjedhor. Ne do të fokusohemi në propozimet ekonomike, sociale e shëndetësore që Partitë Politike do t’i prezantojnë në programet e tyre.

Prishtinë, 17 janar 2021



Leave a Reply